Ka ndodhur

Vlorë, 64-vjeçari vetëvaret në oborrin e banesës s tij

Një 64-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në oborrin e banesës së tij.

Policia thot se sot, rreth orës 06:30, në lagjen “Partizani”, Vlorë, dyshohet se është vetëvarur në oborrin e banesës së tij shtetasi F.M., 64 vjeç.

Sipas policis, nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.

Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Një ditë më parë, një 78-vjeçar nga Përmeti i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i një pallati.

Dyshohet se shkak për këtë akt tragjik është bërë gjendja e rënduar depresive.

I moshuari u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mbijetoi dot.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë