Ka ndodhur

Tiranë, i riu hidhet nga lartësia dhe gjen vdekjen

Një 30-vjeçar në Tiranë, me iniciale F.V., dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga lartësia.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 të kësaj të premteje në Qesarakë dhe se i riu ka ndërruar jetë në vend.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, por paraprakisht dyshohet se viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Dy ditë më parë, një 64-vjeçar u gjetur i vdekur në Vlorë, pasi i kishte dhënë fund jetës, duke u vetëvarur në oborrin e banesës së tij.

Ndërsa në datën 16 mars, një 78-vjeçar nga Përmeti, i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i një pallati.

Sipas policisë, dyshohet se shkak për aktin tragjik është bërë gjendja e rënduar depresive e të moshuarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë