Para

Vlera e lartë e Bitcoin po shton interesin e Kinës për të digjitalizuar monedhën

Interesi i Kinës mbi digjitalizimi e monedhës vendase po vjen nga rritja e vrullshme e vlerës së Bitcoin, ndonëse kriptomonedha është ilegjitime në shtetin kinez.

Juani digjital do të përdoret në Kinë për të shmangur qarkullimin e parasë fizike. Digjitalizimi i pagesave dhe të gjithë monedhës kineze ka nisur si projekt që nga viti 2014.

Sipas ekonomistëve në Kinë, investitorët, bizneset dhe vetë njerëzit po e kërkojnë monedhën në linjë sa më shpejt.

Një numër bankash në Mbretëri të Bashkuar, Zvicër, Suedi dhe Japoni po mendojnë të eksperimentojnë me të njëjtë ide, por Kina është e para.

Juani kinez ndonëse do të bëhet digjital nuk ngjan me BItcoin, i cili nuk ka asnjë autoritet rregullator dhe është i decentralizuar. Bitcoin prodhohet me blockchain, por nuk dihet si do të krijohet Juani kinez.

Kina e shpalli ilegale vetë Bitcoin-in dhe çdo aktivitet lidhur me të për t’i dhënë hapësirë, Juanit kinez dhe për të ruajtur energjinë.

Banka Qendrore e Kinës, nuk ka vendosur asnjë afat kohor, por përgjatë festimeve të vitit të ri kinez hynë në qarkullim 1.5 miliardë dollarë në Pekin.

Burimi: CNBC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë