Lajme

Vjedh banesën, arrestohet 37-vjeçari nga Fieri

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 37-vjeçar, pasi ka vjedhur një banesë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “8 Shkurti”, në Fier, ku arrestimi i 37-vjeçarit është bërë pas një telefonate të mbërritur në Sallën Operative.

Policia thotë se bëhet fjalë për shtetasin F. K., 37 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.

37-vjeçarit i janë sekuestruar edhe 2 aparate celularë të vjedhura.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier për veprën penale “Vjedhja”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë