Lajme

Viti 2020 nisi me ardhjen në jetë të një djali e një vajze

Viti 2020 nis me ardhjen në jetë të një fëmije vajzë, foshnja lindi në orën 00:32 në Martenitetin Geraldinë.
Erdhën në jetë, thuajse në të njëjtin minut ndaj edhe për mjekët ka qenë e vështirë për të përcaktuar foshnjën e parë të vitit në Tiranë. Përmes një postimi në facebook, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila shkruan se të dy foshnjet e ardhur në jetë gëzojnë shëndet të plotë.

Image may contain: one or more people, people sitting and baby


“Një djalë dhe një vajzë janë bebet e parë që kanë ardhur në jetë shëndosh e mirë në minutën 1 të vitit 2020. Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” e para ka lindur Emel, ndërsa në maternitetin “Koço Gliozheni” ka lindur i pari një djalë që gëzon shëndet të mirë! Gëzuar me mrekullinë e jetës!”, shkruan ministrja në postimin e saj. Ndërsa mësohet se në Fier , erdhi në jetë fëmija djalë në orën 00:10 në Maternitetin e këtij qyteti.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/photos/pcb.849086325547419/849085725547479/?type=3&theater

Kryeministri Edi Rama ishte sot në mëngjes në të dy maternitetit për të vizituar dy nënat e reja në maternitetin Koço Gliozheni dhe më pas në atë Nënë Mbretëreshë. Ashtu si edhe në vitet e tjera, qeveria do të akordojë bonusin për nënët që lindin fëmijët. Ministrja Manastirliu u shpreh se gjatë vitit 2019 mbi 37.180 familje të përfitojnë bonusin e bebes. Ndërsa mësohet se janë 10 mijë fëmijë të lindur jashtë Shqipërisë dhe që kanë përfituar bonusin.

Image may contain: 1 person, sitting
Rama duke dorëzuar ccekun e bonusit nënës që ka sjellë në jetë fëmijën e pestë. Gazeta “Si” 1 janar 2020

Nga ora 12:00, sipas ministres janë dhjetë fëmijë të ardhur në jetë në Tiranë. Bebja e parë është Emeli, vazja, e cila kishte fëmijën e dytë. Ndërsa bebja tjetër ishte djalë Reis, fëmija e parë i një familjeve. Në vizitën në maternitet një nënë kishte lindur fëmijën e pestë, ndërsa Rama gjatë dhënies së çekut si  bonus prej 120 mijë lekësh u shpreh se është një bos i vogël.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2486600391598095/?t=2

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë