Keshilla

Vitamina D është e rëndësishme gjithmonë, jo vetëm në kohën e pandemisë

Gjithnjë e më shumë ka pyetje nëse vitamina D mund të ndihmojë në luftën kundër koronavirusit.

Komisioni Këshillimor Shkencor për Ushqyerjen dhe vëzhguesi i shëndetit Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe Përsosmërisë së Kujdesit (NICE) në Britani kanë bërë një rishikim të provave që tregojnë se vitamina D është e rëndësishme për organizmin.
Çfarë këshillohet?
Me më shumë njerëz që kanë qëndruar brenda shtëpisë gjatë pandemisë, disa janë privuar nga vitamina D.
Normalisht, shumë prej nesh e marrin atë duke kaluar kohë jashtë. Lëkura jonë absorbon vitaminën D  kur ekspozohet në diell.

Ekspertët e shëndetit thonë se njerëzit duhet të marrin në konsideratë konsumimin e 10 mikrogramë vitamine D në ditë nëse po kalojnë shumë kohë brenda.
Para pandemisë, njerëzit morën një sërë vitaminash, por është me rëndësishme të dimë se vitamina D  duhrt të konsumohet gjatë gjithë kohës edhe në stinën e dimrit.

Njerëzit me ngjyrë gjithashtu mund të mos marrin mjaftueshëm, edhe nëse kalojnë kohë jashtë dhe duhet të konsumojnë vitaminë D shtesë gjatë gjithë vitit.

Pse na duhet vitamina D?
Vitamina D është e rëndësishme për kockat, dhëmbët dhe muskujt e shëndetshëm. Mungesa e vitaminës mund të çojë në një sëmundje të deformimit të kockave të quajtur rakitizëm tek fëmijët dhe një gjendje të ngjashme të dobësisë së kockave të quajtur osteomalacia tek të rriturit.
Studime të ndryshme kanë treguar se vitamina D rrit sistemin imunitar dhe ndihmon në luftën kundër infeksioneve. Gjithashtu tregojnë se nivelet adekuate të vitaminës D ndihmojnë kur kemi ftohje të zakonshme ose grip. Por provat nga hulumtimi nuk janë të mjaftueshme.

A mund ta ndalojë koronavirusin?
Studime të ndryshme tregojnë  se nuk ka prova për të mbështetur faktin se duhet të merret vitamina D për të parandaluar koronavirusin e ri.  Por ekspertët mendojnë se mund të ketë disa përfitime më të gjera shëndetësore gjatë pandemisë për t'i mbajtur njerëzit me imunitet sa më të fortë. 
Disa studiues kanë treguar që mungesa e vitaminës D mund të bëjë që imuniteti të jetë më i dobët në moment që preket nga koronavirusi i ri. Por faktorë të tjerë të rrezikut, të tilla si sëmundja e zemrës, janë të zakonshëm edhe në këta pacientë, gjë që e bën të vështirë nxjerrjen e konkluzioneve.
Jon Rhodes, profesor i Mjekësisë në universitetin e Liverpool, thotë se vitamina D ka efekte anti-inflamatore dhe disa hulumtime tregojnë se mund të zvogëlojë përgjigjen imune të trupit ndaj viruseve.
"Kjo mund të jetë e rëndësishme në pacientët  që janë në gjendje të rëndë, të cilët mund të kenë përjetuar stuhinë e citokinës (momenti kur imuniteti sulmon veten)," shton ai. 
A duhet të marr shumë?
Jo. Edhe pse suplementet e vitaminës D janë shumë të sigurta, konsumimi i një sasi më të madhe se ajo e  rekomanduar çdo ditë mund të jetë e rrezikshme në planin afatgjatë.
Nëse vendosni të merrni suplemente të vitaminës D.

-Fëmijët e moshës një deri në 10 vjeç nuk duhet të kenë më shumë se 50 mikrogramë në ditë
-Foshnjat (nën 12 muaj) nuk duhet të kenë më shumë se 25 mikrogramë në ditë
-Të rriturit nuk duhet të kenë më shumë se 100 mikrogramë në ditë, me sasinë e rekomanduar 10 mikrogramë në ditë.
Doza më të larta nganjëherë mund të rekomandohen nga një mjek për pacientët me mungesë të theksuar të vitaminës D.
Disa njerëz me kushte të caktuara mjekësore, siç janë problemet me veshkat, nuk mund të marrin aspak vitaminën D.
Ku mund ta blej?
Shtesat e vitaminës D janë gjerësisht të disponueshme në supermarkete dhe farmaci.

Po në lidhje me dietën?
Një dietë e ekuilibruar mund të ndihmojë në sigurimin e funksionimit normal të sistemit imunitar  dhe asnjë lëndë ushqyese ose vitaminë nuk do ta "rritë" atë përtej niveleve normale.
Është e vështirë të marrësh mjaftueshëm vitaminë D vetëm nga ushqimi.
Të hash me një dietë të ekuilibruar mirë është e rëndësishme për një shëndet të mirë dhe këshillohet edhe nëse nuk jemi në kohën një pandemie.

A duhet të bëj banjë dielli?
Megjithëse nuk mund të merrni vazhdimisht vitaminën D përmes ekspozimit në rrezet e diellit, pasi dielli i fortë djeg lëkurën, kështu që duhet të ekuilibroni marrjen e vitaminës D medikament dhe vitaminës D në diell për të qenë të sigurt. 

Burimi:BBC. Përktheu: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë