Treg

Viktima e radhës e inflacionit në Europë? Ëmbëlsirat…

Në shumë vende inflacioni duket se ka prekur kulmin, por në vende të tjera çmimet e sheqerit, miellit dhe gjalpit po rriten vrullshëm ende. Në Francë, pastiçierët kanë dalë në rrugë duke protestuar për rritjen e çmimit të produkteve të boulangerie-ve (pastiçeritë në Francë). Në Britani, pronarët e supermarketeve po akuzojnë prodhuesit e ushqimeve se po abuzojnë me rritjen e çmimeve në produktet thelbësore.

Çmimet nuk janë rritur gjëkundi më shumë se sa në sektorin e sheqernave. Konsumatorët francezë po blejnë 23% më shtrenjtë se një vit më parë. Italianët dhe spanjollët po nxjerrin 51% më shumë para. Në Gjermani janë rritur me 61%.

Pastiçeritë europiane po shqyrtojnë uljen e prodhimit.

Pse sheqeri është kaq i kushtueshëm?

Një prodhim i dobët bujësor në Europë është një arsye. Sipërfaqja e tokës e dedikuar për rritjen e panxharit të sheqerit është ulur me 4% këtë vit, sipas Südzucker, prodhuesi më i madh i sheqerit në kontinent. Një verë e nxehtë dhe shumë e thatë nuk ka ndihmuar. Komisioni Europian pret që prodhimi i sheqerit në BE të bjerë në 15.5 milion ton në sezonin 2022-2023, me një rënie prej 6.9% nga viti i kaluar. Importet po bien gjithashtu. Vitin e kaluar Brazili, eksportuesi më i madh i sheqerit në botë, uli parashikimin e tij për të korrat e këtij sezoni me 16%, duke përmendur motin e pafavorshëm. India, eksportuesi i dytë më i madh, ka ulur kuotën e saj për eksportet e sheqerit me gati 50%.

Por faktori kryesor mbetet çmimi i gazit natyror. Të nxjerrit sheqer nga panxhari i sheqerit që përfshin prerjen e rrënjëve në fije të holla dhe zierja  etyre në 70-75 gradë nxehtësi, është intensive. Shumica e industrive të sheqerit në Europë varen nga gazi. Por pasi Rusia ndërpreu furnizimet me gaz në Europë gjatë verës, shumë prodhues i konvertuan fabrikat e tyre në lëndë djegëse të tjera. Nordzucker, një prodhues gjerman, kaloi më shumë se 80% të kapacitetit të saj të prodhimit vendas në naftë. Prodhuesit europianë gjithashtu filluan të përpunojnë të korrat më herët se zakonisht për të shmangur mungesën e energjisë. Por ka qenë e pamundur të shmangen fare kostot e larta të energjisë.

Në shumë vende rritja e çmimeve ishte e shpejtë dhe e dhimbshme. Shumica e kontratave në industrinë e sheqerit rinovohen çdo vit. Kështu që shumë prodhues filluan t'ua kalojnë kostot në rritje klientëve vetëm në tetor, në fillim të sezonit të ri. Kjo është arsyeja pse, për shembull, çmimet e sheqerit në Gjermani u rritën me vetëm 1.7%, nga viti në vit, në shtator, përpara se të rriteshin me 42% muajin pasardhës.

Niveli i sheqerit në Europë duket se do të zgjasë. Çmimet e energjisë, ndonëse janë ulur nga kulmi i  tyre, mbeten të larta. Kostot e inputeve për kultivuesit, si karburantet dhe plehrat, janë gjithashtu të larta nga standardet historike. Ndërkohë, prodhuesit po vënë bast se konsumatorët europianë mund të përballojnë fatura edhe më të larta të supermarketeve. Në nëntor, Niels Pörksen, shefi i Südzucker, i tha Reuters se firma pret të rrisë çmimet e sheqerit përsëri këtë vit. Viti i ri shpesh sjell vendime për zakone të shëndetshme të ushqyerjes; 2023 mund të jetë viti për t'iu përmbajtur atyre.

/Burimi: The Economist/Përshtati: Gazeta 'SI'


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë