Një i moshuar është gjetur i pajetë sot në ish-zyrat e Kombinatit të Sheqerit, në Maliq të Korçës, duke u bërë keshtu viktima e parë e të ftohtit këtë dimër.
Viktima Muhamed Tabaku, 64 vjeç është gjetur nga një i afërm i tij, ndërsa në trup nuk ka pasur shenja dhune.
Ndërkohë, njerëzit që e njihnin kanë thënë se ai ishte përdorues i alkoolit. 64-vjeçari ishte i vetmuar dhe flinte në zonën ku është gjetur i pajetë, ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë nga i ftohti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.