Ka ndodhur

Vijon aktive vatra e zjarrit në Mirditë, pritet ndërhyrja nga ajri

Vijon që të jetë aktiv zjarri në zonën e Molungut në Mirditë. Fatmirësisht flakët nuk përbëjnë rrezik për zonën e banuar. Forcat e ushtrisë po punojnë pa ndërprerje për shuarjen e flakëve, ndërsa sot pritet që të ketë ndërhyrje me helikopter nga ajri.

Po ashtu, Komisioni i Mbrojtjes Civile në Prefekturën e Kukësit ka dhënë detaje për situatën e zjarrit në Majën e Rrunës. Bëhet me dije se vatra vijon të jetë  problematike me gjithë punën e bërë nga forcat e angazhuara. Ndërkohë, këtë të martë ka filluar edhe ndërhyrja me helikopter.

“Situata e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës(Laku i Thive) Nj.Ad Malzi bashkia Kukës vazhdon të jetë problematike me gjithë punën e bërë nga forcat e angazhuara nga bashkia Kukës dhe forcat e DMR-së Kukës. Sot nga bashkia janë angazhuar 10 forca të MZSH-së,  7 punonjës të pyjores dhe Nj.Ad Malzi, 5 nga komuniteti dhe 15 forca të DMR-së Kukës. Nderkohe ka filluar nderhyrja me helikopter,” thuhet në njoftim. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë