Lajme

Vijojnë shembjet në Durrës, shëndetësia nis vaksinimin antigrip

Emergjencat njoftojnë se në 24 orët e fundit janë prishur 39 objekte të vlerësuara si të pabanueshme nga ana e ekspertëve si dhe vijon procesi i vaksinimit antigrip për të pastrehët.

Pjesa më e madhe e tyre janë prishur në zonën e Durrësit, plot 27. 10 të tjera janë prishur në Thumanë dhe dy në Krujë.

Emergjencat njoftojnë se janë 4200 banorë të strehuar nëpër hotele. Për këta banorë njoftohet gjithashtu se ka nisur dorëzimi nëpër hotelet ku ndodhen shpërndarja e akt-konstatimeve të objekteve që janë të banueshme.

Në Manzë, emergjencat thonë se janë 81 banorë të strehuar nëpër çadra, ndërsa shtohet se vijon puna për t’u ofruar shërbime më të mira.

Sipas njoftimit të emergjencave, disa banorë të Manzës kanë ofruar shtëpitë të tyre dhe po strehojnë përkohësisht banorët e prekur nga tërmeti që jëtonin në kamp, ndërsa tre familje kanë zgjedhur të shkojnë në shtëpi me qira, për të cilat Shtabi i Emergjencës ka oftuar shërbime dhe transport falas.

Gjithashtu, njoftohet se ka nisur procesi i vaksinimit antigrip me përparësi në Durrës, Krujë, Lezhë dhe Vorë për të shmangur përhapjen e epidemive.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë