Futboll

VIDEO/ Kupa e 100 vjetorit, Teuta merr biletën e fundit për në finale

Teuta ka mposhtur Kukësin me rezultatin 2-1 në takimin e kthimit në “Niko Dovana”, me sfidën e parë që ishte mbyllur në barazim 0-0 në “Elbasan Arena” të Durrësit. Golat e shënuar nga Kapllani dhe Hoxha mjaftuan që Teuta të triumfojë dhe të arrijë në finale.

90 minutat e këtij takimi ishin shumë të luftuara dhe të dyja skuadrat luajtën me shumë kujdes. Ndeshja u zhvillua në mesfushë, ku nuk munguan ndërprerjet e shumta të lojës. Pjesa e parë nuk pati shumë raste, ku mundësinë më të mirë e pati Teuta me Kallakun i cili pasoi saktësisht për Hebajn por sulmuesi nuk arriti të gjuajë në portë.

Në pjesën e dytë, të besuarit e Martinit kanë përmbysur verilindorët, pasi ishte Rroca që kaloi në avantazh Kukësin. Ka qenë Kapllani që ka barazuar shifrat disa sekonda pasi ka hyrë në fushë. Goli fitores do të vinte në minutën e 83’, ku mbrojtësi Hoxha I ka dhënë finalen durrsakëve.

Në 2 gusht në “Air Albania” do të zhvillohet finalja mes Tiranës dhe Teutës për trofeun e Kupës së Shqipërisë. Si Teuta ashtu dhe Tirana festojnë 100 vjetorin këtë vit, ku fati i ka vendosur përballë në finale.

https://streamable.com/6zhece

Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë