Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha po e akuzonte Lulzim Bashën nga dyert e organit të akuzës se ishte ai që ushtroi dhunë mbi demokratët më 8 janar, nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj, komentoi në Facebook se ishte Berisha që orkestroi dhunën.
“Demokratët, shqiptarët dhe bota mbarë e pa se si Sali Berisha orkestroi dhe udhëhoqi një sulm kriminal mbi Partinë Demokratike për ta shndërruar atë në një bunker për hallin e tij personal.
Ky sulm i turpshëm do të mbahet mend si dita e tij e fundit në politikë dhe si fillimi i një kapitulli të ri për Partinë Demokratike, të çliruar nga hijet e të shkuarës, nga dhuna dhe mentaliteti komunist!”, shkruan Alibeaj në Facebook duke e shoqëruar edhe me një video.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.