Sot është një ditë e ngjeshur në vetting. I pari që u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ishte gjyqtari i Krimeve të Rënda, Klodian Kurushi. Po ashtu u konfirmua edhe prokurori i Apelit Tiranë, Gent Xholi. Ndërkohë u shkarkua Fatri Islamaj, ish-kryetar i Gjykatës së Tiranës.

Në orën dhjetë sipas kalendarit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit doli për seancë dëgjimore kandidati për në SPAK, Anton Martini, aktualisht prokuror për Krimet e Rënda. Dhe në orën 11.50, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dha verdiktin për Anita Jellën gjithashtu kandidate për në SPAK, duke e konfirmuar në detyrë.
Pas Jellës (kryeprokurore në Durrës ) dhe Martinit, në pritje të vettingut ngelet vetëm një kandidate për në SPAK.
Elizabeta Ymeraj, aktualisht kryeprokurore e kryeqytetit, u listua e dyta nga KLP si një prokurore potenciale për në SPAKL, por KPK nuk ka nxjerrë ende një datë për seancë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.