Ka ndodhur

Vetëvritet me armë zjarri 27-vjeçari në Tiranë

Një 27-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri mesditën e sotme.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në Tiranë, në rrugën "Andon Zako Çajupi", 27-vjeçari me iniciale, M. M, u gjet në banesën e tij pa shenja jete.

Sipas policisë, i riu e ka kryer aktin në gjendje të rënduar psikologjike.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë e rrethanave të saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë