Ka ndodhur

Tiranë, vetëvritet me armën e shërbimit punonjësi i policisë së burgjeve

Një punonjës policie është vetëvrarë me armë zjarri në rrugën “Taulantia” në zonën e Ali Demit të Tiranës.

Bëhet fjalë për 47-vjeçarin Ilirjan Lezo.

“Më datë 09.03.2021, rreth orës 14:30, në rrugën ‘Taulantia’ në Ali Dem, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë shtetasi I. L., 47 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë