Portofol

Vetëm 8% e shqiptarëve që kërkuan azil në BE në 2018, janë pranuar

Gjatë 2018-ës vetëm 8% e kërkesave të shqiptarëve për azil në BE janë pranuar.

Në vitin që lamë pas, ishin 20 mijë shqiptarë që kanë aplikuar për azil në vendet e Bashkimit Europian.

Shqiptarët renditen në vend të parafundit (19) për pranimin e kërkesave për azil.
Mbi 1/3 e vendimeve për azil në BE që në seancën e parë në BE rezultuan pozitive.

Normat e njohjes së azilit për njëzet shtetësi me numrin më të madh të vendimeve të shkallës së parë në BE, 2018

Pothuajse 582 000 vendime të shkallës së parë për aplikime për azil u shqyrtuan në Shtetet Anëtare të BE gjatë 2018-ës dhe 309 000 vendime të tjera përfundimtare pas një ankimimi. Vendimet e marra në shkallën e parë rezultuan në dhënien e statusit të mbrojtjes për 217 400 persona, ndërsa 116 000 të tjerë morën statusin e mbrojtjes pas ankimimit.

Normat e njohjes ndryshojnë shumë midis shtetësive.

Shkalla e njohjes, përkatësisht pjesëmarrja e vendimeve pozitive në mesin e numrit të përgjithshëm të vendimeve, ishte 37% për vendimet e shkallës së parë në BE. Për vendimet përfundimtare pas ankesës, shkalla e njohjes ishte 38%.

Rezultatet e vendimeve për aplikimet për azil, dhe për këtë arsye norma e njohjes, variojnë midis vendeve të ndryshme prej nga vijnë shtetasit që kanë kërkuar azil. Në mesin e njëzet shteteve kryesore të aplikantëve për azil, në të cilat vendimet u morën në shkallë të parë në vitin 2018, normat e njohjes në BE shkonin nga rreth 5% për qytetarët e Gjeorgjisë në 88% për sirianët dhe 83% për Eritreanët.

*Burimi: Eurostat


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë