Gazeta Si – Një zjarr i rënë mëngjesin e kësaj të diele, ka përfshirë dy banesa në lagjen nr.1 të qytetit të Kukësit.
Zjarri është përhapur sipas dëshmitarëve nga rrjedhja e gazit në njërën prej banesave, pikërisht asaj të katit të tretë e më pas ka përfshirë edhe banesën e katit të katërt.
Shërbimet e zjarrfikësit të Bashkisë Kukës kanë mundur që të fikin zjarrin dhe të shmangin përhapjen e flakëve.
Siç mund të shihet nga pamjet shpërthimi ka qenë i fortë duke shkaktuar dëme të mëdha në dy banesa.
Ndërkohë, zjarri i rënë, fatmirësisht nuk ka shënuar të lënduar, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punoi për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.