Gazeta Si – Një person u arrestua në flagrancë dhe një tjetër u procedua penalisht në gjendje të lirë në Kukës, si pasojë e një sherri të dhunshëm.
Policia thotë se E.K., 34 vjeç ka plagosur me thikë shtetasin A.C., i cili po ashtu e goditi më herët me sende të forta duke i shkaktuar plagë të konsiderueshme.
E.K. u arrestua dhe akuzohet për “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë, teksa A.C. ndodhet në spitalin e Prizrenit, në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.