Gazeta Si – Një aksident tragjik ka ndodhur në Kamëz, ku një 46-vjeçare ka humbur jetën, ndërsa një 20-vjeçare ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Automjeti me drejtues shtetasin B.K., dyshohet sipas policisë se ka humbur kontrollin në rrugën “Nënë Tereza” dhe u përplas me automjetin me drejtues E.K.
Pas përplasjes me këtë automjet, makina e B.K., u përplas edhe me dy këmbësoret F.M., 46 vjeçe, e cila humbi jetën dhe me Xh.M., 20 vjeçe e cila ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
“Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasja F. M., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja Xh. M., ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, – njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.