Gazeta Si – Gjykata e Tiranës ka liruar protestuesin Bledar Krasniqi, i cili u arrestua pas protestës së fundit që u zhvillua nga opozita para Bashkisë së Tiranës.
Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, teksa këtë të diel la ambientet e paraburgimit, ku ndodhej prej 2 ditësh. Krasniqi, u akuzua se ka hedhur molotovë në drejtim të policisë dhe godinës së bashkisë.
Mbi 39-vjeçarin rëndojnë veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.