Rend dhe Ligj

Vetëm 7 muaj me patentë, kapet i riu me 197 km/orë. Pezullohen 22 patenta

Një 21-vjeçar nga Tirana lëvizte me shpejtësi 197 km/h në kushte të lagështirës në rrugë dhe trafikut ende me fluks të madh.

Policia thotë se 21-vjeçari kishte vetëm 7 muaj nga data e pajisjes me patentë.

“Shpejtësi e frikshme e 21-vjeçarit nga Tirana, me 197 km/h  mbrëmjen e së shtunës, në kushte të lagështirës në rrugë,  trafikut ende me fluks të lartë. 21-vjeçari pa mbushur as 7 muaj nga data e pajisjes  me  patentë

Shpejtësi që rrezikon seriozisht jo vetëm jetën e drejtuesit të mjetit, por edhe rrezik potencial për jetën e përdoruesve të rrugës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka njoftuar se gjatë 5 orëve kontroll me radar e dragera, janë pezulluar 22 patenta, nga të cilat 10 për shpejtësi e 12 për alkool.

Në pranga kanë rënë 4 shoferë  për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi.

Në aksin rrugor Sauk-Teg janë evidentuar 10 raste të shpejtësisë mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin 155 km/h deri 197 km/h.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/posts/2870649343221418

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë