Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Librazhdit.
Një çift të rinjsh, prej 5 ditësh të martuar, kanë mbërritur të helmuar në spitalin e Librazhdit dhe e reja, 19-vjeçarja Rezarta Hajdari, ka ndërruar jetë.
Ndërsa mësohet se bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Olsian Hajdari, 27 vjeç është dërguar në spitalin e Elbasanit.
Çifti banonte në fshatin Xhyrë të Librazhdit. Në profilet e tyre në rrjetet sociale, nuk mungojnë as foto nga dasma para pesë ditësh.

Fillimisht çifti i vetëhemuar është gjetur në gjendje të rëndë nga nëna e Olsianit.
Ndërkohë tezja e Olsianit është shprehur e shokuar nga kjo ngjarje e rëndë dhe ka theksuar se nuk e dinë përse çifti ka marrë këtë vendim ekstrem.
Kryeplaku i fshatit Xhyrë u shpreh se të gjithë kanë ngelur të habitur nga kjo ngjarje.
“Jemi tronditur të gjithë. Mora një informacion të thjeshtë, pastaj është lajmëruar policia. Kanë bërë një dasmë të madhe. Nëna e Olsit i ka gjetur të dy të helmuar. Ajo ka hapur derën e dhomës së çiftit. Nusen e ka gjetur gjysmë të gjallë. Olsi kishte dy muaj që ishte kthyer në vend.
Ndër të tjera, kryeplaku tha se “Policia Kriminale po heton rastin. S’mund të japim informacione për vetëhelmimin”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.