Shkencë

“Bashkohen” Venusi dhe Jupiteri

Shikoni lart në qiell në momentin e duhur, këtë të shtunë dhe mund të shihni se Venusi dhe Jupiteri do të shëndërrijnë më shumë. Dy nga planetët më të shndritshëm të sistemit diellor do të jenë duke u "prekur".

Venusi dhe Jupiteri do të jenë miliona milje larg njëri-tjetrit, por nga Toka do të duken sikur po përplasen.

Kjo lidhje planetare ndodh çdo vit, por këtë vit ato do të duken shumë më afër se zakonisht.

E njëjta gjë nuk do të ndodhë deri në vitin 2039.

"Është shumë emocionuese për astronomët. Është një mundësi vërtet e shkëlqyer që njerëzit të shikojnë këtë dukuri natyrore," shpjegon shkencëtari  Lucie Green në Shoqatën për Astronominë Popullore.

Vendosja normale e planeteve.

Çfarë është një lidhje planetare?

Një lidhje është kur dy planetë shfaqen afër njëri-tjetrit.

Në ditët deri të shtunën, Venusi dhe Jupiteri janë bashkuar gradualisht në qiell.

Orbita aktuale e planetëve është rreth 430 milionë milje larg njëri-tjetrit. Por, shtrirja e tyre e dukshme  nga Toka jep iluzionin se ata janë duke prekur.
Koha më e mirë për të parë do të jetë ora 05:00, duke parë nga lindja para se të lindë Dielli.

Vendosja e planeteve gjatë dukurisë natyrore të lidhjes planetare.

"Planetet do të ndryshojnë në shkëlqimin e tyre. Venusi është më i shndritshëm se Jupiteri, kështu që do të duket verbues kur ta shihni. Jupiteri do të jetë pak më i zbehtë", shpjegon Green.

Ajo sugjeron përdorimin e një aplikacioni për t'ju ndihmuar shihni orën fikse.

Nëse keni teleskop, mund të jeni në gjendje të dalloni një strukturë në atmosferën e Jupiterit.

Lidhja mund të shihet nga të dy hemisferat e Tokës, në kohë të ndryshme të ditës dhe natës.

Burimi: BBC/ Përshtati: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë