Politike

Vendimi i Kushtetueses, PD e Rithemelimit: Rama i ‘jep’ Italisë pa afat Lezhën për 10 vite

Deputetja e PD-së për qarkun e Lezhës, Lindita Metaliaj, reagoi nga selia e PD pas vendimit të Kushtetueses që i hap rrugë ngritjes së kampit të azilkërkuesve në Shëngjin dhe Gjadër.

“Gjykata Kushtetuese deklaroi dje se Protokolli midis Ramës dhe Melonit qenka në pajtim me Kushtetutën, duke hapur rrugën e ratifikimit nga Kuvendi të marrëveshjes që i dorëzon territor dhe sovranitet një vendi tjetër, edhe pse mik i Shqipërisë.

Rama ka vendosur që dy zona në Lezhë t’ja japë në “përdorim” pa kundërshpërblim, me afat deri në 10 vite shtetit Italian, dhe dje Gjykata Kushtetuese, si noter i regjimit të Edi Ramës, vulosi me turp një pakt të tillë.

Sipas Gjykatës, Protokolli nuk cakton kufij territorialë dhe nuk ndryshon integritetin territorial të Shqipërisë. Ne fakt, ky Protokoll e prek sovranitetin sepse ‘pakti’ Rama-Meloni është një marrëveshje e negociuar fshehtas, pa transparencë, pa marrë plotëfuqinë nga Presidenti i Republikës, pa pyetur banorët e Qarkut Lezhë apo grupet e interesit.

Në zonat e caktuara në marrëveshje, nuk do zbatohet ligji Shqiptar, ndaj një marrëveshje e tillë nuk mund të lidhej në emër të Qeverisë, por duhej nënshkruar ‘në emër të Republikës’, duke përfshirë Presidentin”, tha Metaliaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë