Lajme

Vendet më të varfra të BE-së që duan ti bashkohen zonës euro

Tre nga vendet më të varfëra të Bashkimit Europian kanë në perspektivën e tyre futjen në euro zonë.

E fundit është Rumania, e cila ka deklaruar se do të prezantojë strategjinë e saj në fund të vitit, duke rindezur idenë e hedhur në 2015-ën. Ajo i qaset Bullgarisë dhe Kroacisë në mundësinë për tiu bashkuar bllokut të euros. Kjo mund të ndihmojë vendet e Ballkanit të qëndrojnë  si kor për pyetjet që lindin në lidhje me shpërndarjen e ardhshme të fondeve vendimtare të zhvillimit.

“Pas Brexit, të qenit jashtë zonës euro të bën të përjashtuar,” – është shprehur Juraj Kotian, ekonomist vienez i Erste Group Bank AG. “Nëse i hedh një sy buxhetit të BE-së, vërehet që ka më shumë përparësi zonën e euros. Komisioni Europian dëshiron të ketë një strukturë lehtësuse për tiu bashkuar zonës euro, prandaj vendet duhet të përfitojnë nga ky avantazh.”

Planet e tre shteteve janë në kontrast me pjesët më të pasura të Lindjes ish komuniste. Kurse Sllovenia, Sllovakia dhe vendet Balltike Estonia, Letonia dhe Lituania të gjitha përdorin euron, Polonia, Republika Çeke dhe Hungaria nuk kanë plane konkrete për t’iu bashkuar zonës euro. Eksperienca greke se çfarë mund të ndodhë pas fitimit të pavarësisë monetare, nuk ka ndihmuar në këtë drejtim . Por për anëtarët më pak të pasur të BE-së, fondet e zhvillimit mund të jenë të nevojshme për vitet që vijnë.

Përgatitjet e Bullgarisë janë më të avancuara. Vendi mi i varfër i BE-së, që mban presidencën e rradhës së bllokut, tashmë ka hedhur grepin ndaj euros dhe dëshiron të bashkohet me mekanizmin e kursit të këmbimit . Kroacia ka në plan të kalojë në monedhën e përbashkët të BE-së në harkun kohor të pesë deri në shtatë viteve, ndërsa Rumania – me popullsi më të madhe ,  20 milionë njerëz - ende nuk ka zbuluar datën e synuar për të qenë pjesë e zonës euro.

Rumania referuar programit të fundit për këtë qëllim të aprovuar ditën e enjte, dëshiron të arrijë 70 %  të Produktit të Brendshëm Bruto mesatar të vendeve të BE-së për frymë deri 2020, nga 60 %  që është tani . “Vendosja e një date të caktuar për të hyrë në zonën euro, së pari kërkon një analizë të thellë, veçanërisht analizë së ekonomisë reale, strukturore dhe  konvergjencës institucionale,” është shprehur qeveria.

Se si do të pranohen ofertat e tyre është e paqartë. Në kohën kur Bullgaria i plotëson kriteret dhe udhëheqësit gjermanë e francezë e mbështesin atë, Banka Qëndrore Evropiane është më pak e prirur të bjerë dakord pas një vargu skandalesh financiare në Evropën Lindore. Kroacia dhe Rumania kanë raste më të dobëta të të dhënave ekonomike.Pranverën e ardhshme do të mbahet në Rumani një samit në lidhje me të ardhmen e BE-së pas Brexit, ku do të mund hidhet dritë mbi perspektivat e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë