Treg

Vendet e G7-ës urdhërojnë OPEC të rrisë sasinë e naftës që prodhohet

Ministrat e energjisë kanë njoftuar OPEC të shtojë sasinë e prodhuar të naftës, pasi lufta në Ukrainë i ka rritur ato në vlerën më të lartë të disa dekadave.

Lajmërimi u dha në një takim me ministrat e energjetikës të vendeve të G7-s në Gjermani.

Ministrat vunë në dukje se lufta kishte shkaktuar një rritje të çmimeve për naftën, gazin dhe qymyrin, duke nxitur një rritje të inflacionit që po ngarkonte më shumë familjet me të ardhura të ulëta, si dhe bizneset dhe industrinë.

"Ne u bëjmë thirrje vendeve prodhuese të naftës dhe gazit që të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme dhe t'i përgjigjen shtrëngimit të tregjeve ndërkombëtare, duke vënë në dukje se OPEC ka një rol kyç për të luajtur,"- thanë ministrat.

Ata thanë gjithashtu se ishte një çështje urgjente për BE-në që të zvogëlonte varësinë e saj nga gazi natyror rus dhe theksuan rolin e rëndësishëm që mund të luante rritja e furnizimeve me gaz natyror të lëngshëm (LNG) "për të zbutur ndërprerjet e mundshme të furnizimit nga Rusia veçanërisht në tregjet europiane”.

Në fillim të këtij muaji, udhëheqësit e G7 u angazhuan që të reduktojnë gradualisht varësinë e tyre nga energjia ruse, duke përfshirë ndalimin e importeve të naftës ruse.

BE po diskuton gjithashtu opsionin e një embargoje ndaj naftës së papërpunuar ruse, megjithëse Hungaria është kundër.

Pavarësisht mendimit të përbashkët të G7-ës për naftën, është e paqartë nëse vendet prodhuese të naftës do ta dëgjojnë thirrjen e tyre për më shumë veprime. Arabia Saudite i ka rezistuar presionit perëndimor për të përshpejtuar rritjen e prodhimit për të ndihmuar në uljen e çmimeve, duke këmbëngulur se nuk ka mungesë furnizimi.

Grupi OPEC+, i cili përfshin edhe Rusinë, uli prodhimin si pjesë e marrëveshjeve të bëra gjatë pandemisë, përpara se ta rivendoste gradualisht në një normë prej 400.000 fuçi në ditë për çdo muaj. Çmimet e naftës pothuajse janë dyfishuar vitin e kaluar duke u tregtuar afër 120 dollarë për fuçi, niveli më i lartë që nga viti 2014.

Mbretëria gjithashtu nuk po plotëson kuotat për anëtarët që po luftojnë për të rivendosur prodhimin.

Arabia Saudite njoftoi këtë muaj se do të qëndronte në krah të Rusisë si anëtare e OPEC+, pavarësisht

Ministrat e G7-ës u zotuan për herë të parë të dekarbonizojnë sektorët e tyre të energjisë elektrike deri në vitin 2035 dhe përfundimisht të heqin dorë nga prodhimi i energjisë së qymyrit, pjesë e përpjekjeve për të reduktuar emetimet e gazeve serrë.

Por ministrat nuk premtuan se do t'i jepnin fund energjisë së qymyrit deri në vitin 2030, një propozim që ishte shtyrë nga Berlini./Financial Times


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë