Ne rrjet

“Vëllazëria Sllave”, Serbia nis stërvitjet ushtarake me Rusinë

"Vëllazëria Sllave", ky është emri me të cilin janë pagëzuar stëvitjet e madh ushtarake që nsën të premten në qytetin serb të Pançevës.

Stërvitjet taktike, që do të zgjasin deri më 27 qershor, përfshijnë mbi 1,000 ushtarë nga Rusia, Bjellorusia dhe Serbia, si dhe rreth 50 tanke, pajisje ushtarake dhe avionë luftarakë.
Këto stërvitje duket se do ta kenë kulmin e tyre më 24 qershor, kur do Rusia dhe Serbia do të mbajnë një sërë manovrash ushtarake rreth 50 kilometra nga kryeqyteti i Beogradit.

Si Moska, Bjellorusi dhe Serbia duket se kanë përfitime të caktuara politike nga këto stërvitjet ushtarake "Vëllazëria sllave", të cila duket se po marrin edhe më shumë rëndësi për shkak kontekstit ndërkombëtar në të cilin po ndodhin.

Forcat e armatosura serbe aktualisht mbështeten tek armët e vjetra sovjetikëve, këshu që Beogradi ka urgjentisht ka nevojë për blerje të reja për të përmirësuar armatimin e saj. Aktualisht Serbia po shqyrton një marrëveshje mbi bashkëpunimin ushtarak-teknik me Rusinë.

Ambiciet e Serbisë për të ruajtur neutralitetin, duke modernizuar forcat e saj të armatosura dhe duke rritur importet e armëve, mund të riformësojnë qëndrimin e Serbisë, jo vetëm në rajon, por edhe në një farë mase përballë Perëndimit dhe Lindja.


Industria serbe e mbrojtjes po rritet dhe po modernizohet dita-ditës, ndërkohë që Beogradi ndërton muskujt e tij ushtarak falë bashkëpunim me Rusinë.
Beogradi po modernizon ushtrinë duke blere tanke, avionë, helikptore dhe një sistem për mbrojtjen e zonës së tij ajrore.

Rusia për momenti mund t’i ofrojë Serbisë vetëm asistencë teknologjike. Nuk janë të paktë ekspertët që pyesin përse Rusia duhet të ndihmojë Serbinë në rindërtimin e industrisë të armëve. Sipas tyre, kjo ndoshta mund të jetë vetëm një pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë, Beograd-Moskë për çështje të rëndësishme gjeopolitike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë