Drejtësia

Vdekja e 4 rusëve në Qerret, Prokuroria e Kavajës pezullon hetimet

Prokuroria e Kavajës ka pezulluar hetimet për vdekjen e 4 rusëve në Qerret.

Mësohet se shkak për pezullimin është bërë letërporosia nga Rusia. Drejtësia ruse nuk ka kthyer asnjë përgjigje sa i takon të shkuarës së 4 shtetasve të vet.

Ngjarja e rëndë ndodhi në tetor të vitit 2021 në një hotel në zonën e Qerretit në Kavajë, ku 4 rusët humbën jetën.

LEXO EDHE:
- Vdekja e 4 turistëve rusë në hotelin e Qerretit, prokuroria e regjistron si vrasje në rrethana cilësuese
- Rusët, një histori me spiunazh? Çfarë dimë deri tani për vdekjen e 4 turistëve në Qerret
- Vdekja e 4 turistëve, ambasada ruse: Mund të ketë një hetim tjetër mjeko-ligjor
- Klori në pishinë, automjeti me qira dhe privatësia në sauna. Çfarë dëshmuan punonjësit e hotelit rreth vdekjes së 4 turistëve rusë

Dyshimet janë se viktimat u asfiksuan për vdekje brenda saunës së hotelit, por akoma rrethanat dhe dinamika e ngjarjes janë të paqarta.

Viktimat janë dy burra dhe dy gra, Nataliia Burenkova 58 vjeçe, Sergei Burenkov 60 vjeç, Nikita Belousov 37 vjeç, Ekaterina Burenkova 31 vjeçe.

Katër turistët u gjetën të vdekur brenda saunës së hotelit pasi nuk ishin bashkuar me pjesën tjetër të grupit. Nuk dihet nëse kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur për shkaqe të defektit teknik, për faj të stafit të hotelit apo për shkak të vetë turistëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë