Lajme

Vdekja e 4 turistëve rusë në hotelin e Qerretit, prokuroria e regjistron si vrasje në rrethana cilësuese

Prokuroria e Kavajës ka dalë zyrtarisht me një deklaratë lidhur me vdekjen e katër tursiëteve rusë në një nga hotelet në Qerret të Durrësit.

Prokuroria bën me dije se janë marrë deklarimet e të gjithë personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen, si dhe po vijon vlerësimi i provave në raport me njëra tjetrën për të hedhur dritë mbi atë që ka ndodhur.

Në deklaratë theksohet gjithashtu angazhimi maksimal i prokurorisë për zbardhjen sa më të shpejtë të kësaj ngjarjeje, por nënvizohet gjithashtu se është regjistruar procedimi penal “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.

“Në përgjigje të interesimit të medias informojmë opinionin publik se deri në këtë fazë të hetimit në dinamikë janë administruar një sërë aktesh e provash në funksion të çështjes të cilat janë në verifikim nga ana e prokurorisë. Janë marrë gjithashtu deklarimet e personave që kanë dijeni për veprën penale. Të gjitha këto prova po vlerësohen në raport me njëra-tjetrën për të përcaktuar dhe ecurinë e mëtejshme të hetimit.

Duke kërkuar mirëkuptimin e medias dhe opinionit publik në ruajtjen e sekretit hetimor, sigurojmë angazhimin maksimal të prokurorisë në përfundimin e hetimeve në një kohë sa më shpejtë”, thuhet në njoftimin për shtyp të Prokurorisë Kavajë.

Katër anëtarët e një familjeje nga Moska u gjetën të pajetë në rethana misterioze më datë 16 tetor në zonën e SPA-se në hotel “Gloria”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë