Art dhe Kulture

Vax Live, koncerti që u mbajt për të promovuar shpërndarjen e drejtë të vaksinave

Një koncert gjigant bamirësie u mbajt në stadiumin So-Fi në Los Angelos.

Koncerti Vax Live, organizuar nga organizata Global Citizen u mbajt për të promovuar shpërndarjen e drejtë të vaksinave të koronavirusit në të gjithë botën.  Drejtuar nga këngëtarja Selena Gomez, në koncertin e bamirësisë përformuan artistët Jennifer Lopez dhe Foo Fighters si dhe ishin pjesë edhe Ben Affleck, Chrissy Teigen, David Letterman, Gayle King, Jimmy Kimmel, Olivia Munn dhe Sean Penn.

Ndërkohë që ka mbajtur edhe një fjalim Presidenti i Amerikës Joe Biden me një video të regjistruar.

Në koncert ishte dhe princ Harry, në daljen e parë publike që nga varrimi i Princ Philip.

 “Ju e kaluat vitin e kaluar duke luftuar me guxim dhe vetëmohim për të na mbrojtur të gjithëve. Ju jemi përjetësisht mirënjohës!”, u tha ai miliona punonjësve të vijës së parë të frontit në të gjithë botën.

Performanca që bashkon artistë nga e gjithë bota do të transmetohet më 8 Maj në kanale të ndryshme televizive, si edhe në YouTube.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë