Lajme

Vasili: Oligarkëve nuk u preket asnjë qindarkë, policëve u merret rroga

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka kritikua ashpër kryeministrin Rama, pasi sipas tij për të përballuar pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, Rama zgjodhi të mos u prekë asnjë qindarkë oligarkëve dhe policëve t’u marrë rrogën.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Vasili ka publikuar një dokument.
“Skandali. Edi Rama Koncesioneve të Oligarkëve nuk u prek një qindarkë, kurse policëve u merr rrogën !!(DOKUMENTI). Edi Rama deklaroi se nuk u prek asnjë qindarkë Koncesioneve të Oligarkëve dhe opozita që e propozon “ka mungese fantazie” sipas Ramës.
Edhe në këto ditë të tragjedisë më të rëndë që është përballur Shqipëria ku po kërkohet solidaritet nga të gjitha anët, vetëm parave të Koncesioneve s’duhet t’u lëvizë asnjë qime.
Populli i martirizuar nga tërmeti, që s’ka bukë të haje dhe shtëpi se ku të fusë kokën, duhet të vazhdojë të paguajë nga gjaku i tij për gjakpirësit financiarë të Koncesioneve të qeverisë. Po Edi Rama qe s’prek Koncesionet me Urdhra te paligjshme u mban rrogën me pahir policisë me sebepin e ndihmës për situatën.
Shikojeni me sytë tuaj Dokumentin se si solidariteti bëhet me urdhër në polici nga Edi Rama dhe Drejtorët e tij”, shkruan Vasili në “Facebook”.

Dokumenti i publikuar nga Petrit Vasili

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë