Politike

Varhelyi: Sulmi ndaj anëtarëve të Vettingut apo familjeve të tyre duhet të ndalet

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi po viziton sot  Tiranën.

Në një postim në Twitter, ai ka zbuluar detaje nga takimet që ka pasur paraditen e të enjtes.

Fillimisht ai është takuar me aktorët e përfshirë në procesin e vettingut.

“E nisa vizitën time me një shkëmbim të mirë me institucionet #vetting dhe #ONM sot në Tiranë. Rikonfirmova mbështetjen e plotë dhe të fortë të BE-së.

Integriteti i gjyqtarëve dhe prokurorëve është çelësi për të ardhmen e Shqipërisë në BE.

Sulmi ndaj organeve të vettingut dhe anëtarëve apo familjeve të tyre duhet të ndalet!”, shkruan Varhelyi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë