Politike

Kodi Zgjedhor, Varhelyi: Kuvendi të presë “Venecian”. Rama: Nuk kemi kohë

Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ka reaguar përmes një postimi të shkurtër në Twitter lidhur me debatin për Kodin e ri Zgjedhor.

Ajo që ka rëndësi në këtë postim në fakt është sugjerimi që ai i jep Kuvendit se duhet të presë Venecian para një votimi të dytë për Kodin e ri Zgjedhor.

“Unë besoj se Komisioni i Venecias do të sigurojë shpejt këshilla për palët e interesuara në Shqipëri mbi zbatimin e Ndryshimeve Kushtetuese të 30 korrikut. Parlamenti duhet të marrë në konsideratë pritjen për rivotim, për të marrë parasysh këtë përgjigje. Mezi pres zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021”, shkruan Varhelyi.

Përgjigja e Kryeministrit Edi Rama ndaj kësaj kërkese të Komisionerit të Zgjerimit nuk ka vonuar.

“Mendimi i Venecias është gjithnjë i mirëseardhur, por për një ligj të votuar dhe të refuzuar nga Presidenti, procedura është e qartë: Refuzimi i Presidentit pranohet, ose rrëzohet nga Parlamenti! Parlamenti do të rishprehet pa humbur asnjë ditë. Opinioni i Venezias mirësetëvijë kur të vijë, por koha për këto zgjedhje s'pret asnjë ditë jashtë procedurave”, shkroi ai.

Rama akuzon Metën se është angazhuar si ekstremist kundër Parlamentit dhe Qeverisë dhe e paralajmëron se ai nuk mund t’i mbajë peng këtu dy institucioneve, përveç Presidencës.

Më herët, përmes një konference për shtyp, Presidenti Ilir Meta renditi 8 pyetje që i kish drejtuar Venecias për Kodin e ri Zgjedhor që paralelisht e ktheu edhe në Kuvend për rishqyrtim.

.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë