Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e një diskutimi në Paris ku zhvillohet “Forumi i Paqes”. Ai tha se Shqipëria ka një histori ndryshe nga Ballkani Perëndimor.
“Nuk kemi qenë pjesë e ish-Jugosllavisë dhe as e bllokut lindor. U ndamë që në vitet ’60 nga blloku lindor e u hodhëm në një marrëdhënie unike me Kinën dhe pastaj kemi qenë gjithë kohës Koreja e Veriut e Evropës.
Dolëm të transformuar në talebanë perëndimorë, në fanatikë të Perëndimit, për arsye të mira se kemi normën më të lartë të evropianizmit në Evropë, sepse për ne BE-ja është çka ishte për etërit themelues, jo një bankomat, por një liri, paqeje dhe bashkëpunimi, tha Rama, duke shtuar se pavarësisht konflikteve të brendshme apo polarizimit, apo protestave, të gjithë bien dakord që Evropa është objekti dhe destinacioni i përbashkët.
“Nuk kemi asnjë alternativë tjetër dhe nuk ndikohemi nga të tjerë përveçse nga projekti evropian. Jemi mirëfilli evropianët më të mirë që mund të gjeni sot në Evropë”, tha Rama mes të tjerash.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje