Sport

Valteri Botas surprizon në Australi, Ferrari mbetet jashtë podit

Fillon në shenjën e Mercedesit sezoni i Formula 1, por me fitoren e atij që nuk pritej. Çmimi i Madh i Australisë është fituar nga Valteri Botas, i cili ka surprizuar, duke dalë para shokut të skuadrës, Ljuis Hamilton. Piloti anglez, për herë të tretë radhazi në Melburn, nuk ka mundur të shfrytëzojë “pole position”. Në vend të tretë ka dalë Maks Verstapen me Red Bull (me motor Honda), ndërsa Ferrari ka mbetur jashtë podit. Sebastian Vetel zuri vendin e 4-t, i penalizuar në pjesën e dytë të garës nga gomat, madje edhe mund të ishte parakaluar në fundin e garës nga Çarls Leklerk, i pesti në këtë garë.

Në momentet e para të garës ka pasur edhe tension. Riçardo pati një incident dhe u detyrua të ndalonte. Idhulli i tifozerisë vendëse u fut në bokse dhe nuk mundi të arrinte në zonën e pikëve. Hamilton u nis mirë, por më pas pati një problem dhe Botas, shoku i skuadrës, përfitoi për të marrë komandën e garës që në kthesën e parë, duke dlaë para anglezit dhe Ferrarit të Vetel. Botas u shkëput nga Hamilton, ndërsa Leklerk, në xhiron e 9-të, bëri një gabim, q ëi kushtoi disa pozicione. I pari në “pit stop: u fut Vetel, në xhiron e 14-të, i ndjekur nga Hamilton, kurse Botas ndaloi në xhiron e 23-të.

Makina e Valteri Botas gjatë garës

Më pas ishte Maks Verstapen ai që bëri mori në dorë “frenat” e garës, duke përfituar nga gjendja e gomave, që ishte më e mirë se e Hamilton. Në krye, Botas vazhdonte të udhëhiqte “trenin” e makinave, ndërkohë që 10 xhiro para fundit të gris Verstapen gaboi dhe kështu Hamilton ia doli të ruante vendin e dytë. Në fundin e garës Botas ishte i papërmbajtshëm dhe regjistroi xhiron më të shpejtë, duke ia marrë kohën më të mirë Verstapenit. Fitorja e katërt në karrierë një Çmim të Madh për pilotin finlandez. Ky ishte edhe ngushëllimi i vetëm për Ferrarin në këtë garë, ku mbeti jashtë podit.

Klasifikimi pas garës së parë të Formula 1, në Australi

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë