Ne rrjet

Vala e të nxehtit në Europë u shkaktua nga “dora e njeriut”

Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga dora e njeriut bënë që vala e nxehtësisë që ka goditur aktualisht kontinentin europian, përfshirë edhe vendin tonë, të jetë dy here më e fuqishme nga sa parashikohej. Ky është përfundimi në të cilin kanë arritur shkencëtarët, pasi krahasuan temperaturat aktuale me të dhënat historike të shtatë stacioneve metereologjike, në pjesë të ndryshme të Europës.

Raporti i tyre paraprak zbuloi se vala e të nxehtit që ka goditur kontinentitn këtë verë është fuqizuar për shkak të ndryshimeve klimatike. Ekspertët deklarojnë gjithashtu se shkalla e valës së nxehtësisë në Arktik është e pashembullt. I nxehti që aktuale që ka pushtuar Europën ka ngritur shumë pyetje rreth ndikimit të ngrohjes globale në fatkeqësitë natyrore. Për të vërtetuar nëse ka ndonjë lidhje mes tyre, studiuesit kanë krahauar të dhënat nga shtatë stacione meterologjike në Finlandë, Danimarkë, Irlandë, Holandë, Norvegji dhe Suedi. Ata zbuluan se në stacionet e motit në Holandë, Irlandë dhe Danimarkë, ndryshimet klimaterike kanë dyfishuar mundësitë për t’u prekur nga një valë nxehtësie. Hulumtuesit janë fokusuar tek tre ditët me të nxehta që janë regjistruar këtë vit. Kjo i ka lejuar ata të krahasojnë të dhënat e shtatë vendeve të ndryshme gjatë 100 viteve të fundit apo më shumë, duke vërtetuar se valët e nxehtësisë po bëhen gjithnjë e më të zakonshme.

Vala e  nxehtësisë godet Britanine

"Në shumë pjesë të Europës, vala e nxehtësisë zgjat më shumë se tre ditë", tha Friederike Otto, ekspert nga Universiteti i Oksfordit. Studiuesit thonë gjithashtu se tri ditët më të nxehta të këtij viti mund të mos kenë ardhur ende dhe besojnë se javën e ardhshme do të jetë edhe më ngrohtë.

A është kjo provë përfundimtare e ndikimit të ndryshimeve klimatike?

Shkencëtarët janë lodhur duke pohuar se një pjesë e fatkeqësive natyrore janë shkaktuar nga ndryshimet klimatike. Megjithatë tani për tani, studiuesit nuk mund të provojnë në mënyrë ekzakte nëse i nxehti që ka bllokuar Europën për gati dy muaj është shkaktuar nga ndryshimet klimatike, edhe pse gjejnë lidhje të forta mes dy fenomeneve. Studimi jep gjithashtu shifra të përafërta mbi "periudhat e kthimit" të valëve të nxehtësisë.  Ata vlerësojnë se vendet skandinave kanë gjasa të goditen nga një valë e ngjashme çdo 10 vjet, ndërsa Holanda çdo pesë vjet.

"Bota po bëhet gjithnjë e më e ngrohtë dhe kështu valët e nxehtësisë po bëhen më të zakonshme- shprehet Otto - Ai që dikur konsiderohej si një mot jashtëzakonisht i ngrohtë, është bërë tanimë i zakonshëm.

 
Hipopotamëve në një kopsht zoologjik në Itali u jepet shalqi i ngrirë për të përballuar të nxehtin

Studiuesit argumentojnë se vala e nxehtësisë ka ardhur si pasojë e ndryshimeve klimaterike, të shkaktuara nga dora e njeriut. Ata kanë arritur të zbulojnë sa shpesh janë regjistruar të tilla temperatura ekstreme në secilin prej stacioneve të motit. Sipas shkencëtarëve, vala e nxehtësisë ka qenë e lidhur me zjarret e mëdha të pyjeve në Suedi, duke argumentur se ngjarjet e të tilla ekstreme kanë më shumë gjasa të ndodhin nën ndikimin e ndryshimeve klimatike.

Po Arktiku?

Duke pranuar se vala e nxehtësisë që ka goditur aktualisht Arktikun është e pashembullt., hulumtuesit ngritën dyshime të forta se ajo u shkaktua nga dora e njeriut. Ata i kanë thirrje urgjente qeverive europianë të ulin sasisë e monoksidit të karbonit që shpërndahet në hapësirë.

"Ne nuk po marrim masat e duhura", tha profesori Robert Vautard- Ne po zbulojmë ndryshimet klimatike, por nuk po bëjmë asgjë kundër tyre./BBC/

Zjarret ne Suedi

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë