Ne rrjet

Vala e refugjatëve, Greqia kërkon ndihmën e BE-së

Një valë e re refugjatësh duket se ka alarmuar Greqinë fqinje, e cila ka kërkuar ndihmën e Bashkimit Europian.

Qeveria konservatore greke i bëri thirrje BE për një ndarje më të drejtë të barrës së emigrantëve, duke deklaruar se tejet e shqetësuar për rritjen e numrit të refugjatëve në ishujt grekë përgjatë javëve të fundit.

"Që prej 7 korrikut, nuk ka kaluar asnjë ditë e vetme pa mbërritje të anijeve me refugjatë në ishuj ," tha zëvendësministri për mbrojtjen e qytetarëve Giorgios Koumoutsakos për të përditshmen “Ekathimerini” në një intervistë.

Në pesë ishujt e Egjeut afër Turqisë, Lesbos, Samos, Chios, Kos dhe Leros "numri i përgjithshëm i refugjatëve dhe emigrantëve ka tejkaluar 20,000 persona," tha ministri, i cili është përgjegjës për politikën e migracionit në qeverinë e re konservatore të Greqisë.

"Kjo përbën një rritje prej 17% brenda disa javësh”, theksoi ai.

“Vetëm Lesbosi, porti kryesor i mbërritjes së emigrantëve gjatë krizës s 2015, është përballur me një rritje prej 44 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, theksoi ministri.

"9 gushti ishte një nga ditët më të këqija gjatë periudhës së verës për Lesbosin, pasi mbërritën gjashtë anije me 250 njerëz," tha ai.

Për Greqinë, e cila ka qënë në frontin kryesore të krizës së emigrantëve bashkë me Italinë, flukset e emigrantëve janë kthyer në një cështje që ka cuar drejt përplasjeve të vazhdueshme me BE-në.

Greqia po pret bashkëpunim efikas me Komisionin Europian dhe vendet anëtare," tha ministri.

Koutmoutsakos bëri thirrje për një "zbatim të suksesshëm" të marrëveshjes së arritur midis BE-së dhe Turqisë në vitin 2016 për të zvogëluar kalimet e refugjatëve në Detin Egje, i cili sipas tij është "një sfidë dhe një fatkeqësi” edhe për Evropën.

Ai gjithashtu tha se shpresonte që së shpejti Brukseli do të arrinte një marrëveshja për të reformuar sistemit të azilit brenda Evropës.

"Greqia është duke pritur për një ndarje më të drejtë të barrës se refugjatëve dhe një politikë më efektive të kthimit drejt vendeve të treta," tha Koumoutsakos.

“Në vitin 2018, në Lesbos dhe Samos u paraqitën më shumë aplikime për azil sesa në Austri dhe Finlandë”, vuri në dukje Koumoutsakos, duke shtuar se vetëm gjatë gjysmës së parë të këtij viti, në Greqi kishte pasur 30.500 aplikime të reja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë