Keshilla

Ushtrimet fizike janë më të mira në mbrëmje se në mëngjes

Ushtrimet në mbrëmje mund të jenë më të fuqishme sesa stërvitjet në mëngjes për të përmirësuar shëndetin metabolik, sipas një studimi të ri. Të dhënat të cilat kanë bazë shqyrtimin e dietave me yndyrë të lartë dhe individët mbipeshë, zbuloi se stërvitjet në mbrëmje moderojnë efektet e padëshirueshme shëndetësore të një diete të yndyrshme, ndërsa ushtrimet në mëngjes jo. Studimi përfshiu vetëm individët që koonsumonin një dietë të yndyrshme, por kjo i shton provave në rritje se koha e ushtrimeve ka rëndësi. Megjithëse mund të jemi vetëm pak të vetëdijshëm për këtë, operacionet brenda trupave tanë ndjekin orare të zëna cirkadiane.

Ekspertët shpjegojnë se indet tona përmbajnë orë molekulare që koordinojnë sistemet biologjike, duke bërë që sheqeri ynë të rritet dhe ulet gjatë gjithë ditës, së bashku me urinë, rrahjet e zemrës, temperaturën e trupit, përgjumjen, shprehjen e gjeneve, forcën e muskujve, ndarjen e qelizave, shpenzimin e energjisë dhe procese të tjera. Punimet e plota të këtyre orëve të brendshme mbeten misterioze. Shumica e studiuesve besojnë se koha e ushtrimeve akordon gjithashtu orët e brendshme. Por rezultatet e studimeve përkatëse kanë qenë të paqëndrueshme.

Eksperimente të fundit tregojnë se ushtrimet në orët e mëngjesit që janë intensive dëmtojnë kontrollin e sheqerit në gjak, ndërsa të njëjtat stërvitje, të kryera më vonë, ulin sheqerin në gjak dhe përmirësojnë shëndetin metabolik, të cilat mund të kenë përfitime të veçanta për shëndetin e zemrës dhe kontrollin e diabetit të tipit 2. Në studimin e ri, të botuar në maj në revistën “Diabetologia”, shkencëtarët e Institutit Mary MacKillop për Kërkime Shëndetësore në Universitetin Katolik Australian në Fitzroy dhe institucione kontrolluan dietat e njerëzve ndërsa ata kishin kohë të ndryshme stërvitjesh. Vaktet e tyre konsistonin në rreth 65 për qind yndyrë, pasi studiuesit dëshironin të mësonin se si koha e ushtrimeve mund të ndikojë në metabolizmin e yndyrës, si dhe kontrollin e sheqerit në gjak.
“Ky studim nuk na tregon se pse stërvitjet e mëvonshme ishin më efektive në përmirësimin e shëndetit metabolik, por ato kanë ndikime më të mëdha në orët molekulare dhe shprehjen e gjeneve,”tha Trine Moholdt, një shkencëtare ushtrimesh në Universitetin Norvegjez të Shkencës dhe Teknologjisë, i cili drejtoi studimin në Australi. Ajo dhe kolegët e saj shpresojnë që të zhvillohet më shumë edhe kjo çështje.
Burimi: The Independent/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë