Keshilla

Ushqimet që mbrojnë lëkurën nga rrezet UV

Është shumë e rëndësishme të dini të përzgjidhni ushqimet e duhura të cilat mbrojnë lëkurën tuaj nga rrezet e dëmshme Ultra-Violetë (UV). Por cilat janë ushqimet që duhet të konumoni për të mbajtur lëkurën tuaj sa më të pastër dhe të shëndetshme, veçanërisht në këtë stinë kur rrezet UV janë shumë të forta dhe të dëmshme?!

Karota
Karota është një produkt ushqimor që ka një rol të rëndësishëm në organizmin tonë. Një copë karotë përmban shumë vitamina dhe kalori, ajo ka 52 kalori dhe nuk ka kolesterol. Duke qenë se përmban shumë vitamina dhe kripëra minerale, karota është edhe një ilaç mjaft efikas kundër problemeve të shumta të lëkurës, si edhe një prej elementeve më të rëndësishme kundër plakjes.
Arrat
Ndihmues janë edhe arrat, të cilat përmbajnë yndyra të shëndetshme omega-3. Ato ndihmojnë qelizat në shtresën e jashtme të lëkurës për të luftuar rrezatimin UV, duke parandaluar përkeqësimin e tyre.
Mollët
Krahasuar me fruta të tjera, mollët kanë përqendrimin më të lartë të polifenolit, i cili ndihmon në kontrollin e inflamacionit, zvogëlon stresin oksidues dhe rrit imunitetin.
Qitro
Qitro është e pajisuar me vitaminë C, e cila i nevojitet trupit për të prodhuar kolagjen për qetësimin e lëkurës. Ka indeks të ulët glicemik, ka më pak ndikim në sheqerin në gjak krahasuar me frutat e tjerë. Kjo është e rëndësishme, duke qenë se nivelet e qëndrueshme të sheqerit në gjak ngadalësojnë procesin natyral të plakjes që shkatërron kolagjenin.
Avokado
Konsumo të paktën një avokado në javë. Ajo siguron yndyra të pangopura që mbrojnë membranat qelizore, dhe mbajnë lëkurën të butë, të lëmuar dhe të hidratuar. Avokadot janë burim i mirë i vitaminës E, një vitaminë esenciale që mbron kundër shumë sëmundjeve dhe ndihmon ne ruajtjen shëndetin e përgjithshëm.
Çokollata
Lajm i mirë për ata që e duan çokollatën, magjia e saj në lëkurë. Kakao përmban flavonole të cilat luftojnë tharjen e lëkurës duke parandaluar humbjen e lëngjeve në sipërfaqe të saj. Flavonolet e kakaos përmirësojnë gjithashtu edhe qarkullimin e gjakut, kështu transportohen më mirë lëndët ushqyese dhe oksigjeni në lëkurë.

 

Më Shumë