Keshilla

Ushqeni foshnjat me qumësht gjiri: Kanë rezultate më të larta në testet njohëse

Foshnjat që ushqehen me gji edhe për vetëm disa muaj nga lindja kanë tendencë të japin rezultate më të larta në testet neurokognitive në moshën 10 vjeç, një studim i ri ka zbuluar.

Studiuesit në Amerikë u dhanë teste njohëse nëntë dhe dhjetë vjeçarëve, nënat e të cilëve raportuan se i kishin ushqyer me gji dhe krahasuan rezultatet e tyre me shumë fëmijë që nuk ishin ushqyer me gji.

Gjetjet treguan se çdo sasi e gjidhënies ka një ndikim njohës pozitiv tek fëmijët, megjithëse sa më shumë që fëmijët të ushqehen me gji, aq më i lartë është rezultati i tyre.

“Shpresojmë që studimi ynë të shtyjë nënat të bëjnë çmos që të ushqejnë foshnjat e tyre me gji”, tha Daniel Adan Lopez, autori i studimit.

Në studim, studiuesit nga Instituti Del Ne Monte për Neuroshkencën në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Rochester-it analizuan mijëra teste njohëse për të përcaktuar nëse rezultatet e fëmijëve mund të lidheshin me gjidhënien.

“Gjetjet tona sugjerojnë se çdo sasi e gjidhënies ka një ndikim njohës pozitiv, edhe pas vetëm disa muajsh. Kjo është ajo që është interesante për këto rezultate”, tha Lopez.

Ekipi shqyrtoi rezultatet e provave të më shumë se 9000 pjesëmarrësve nëntë dhe dhjetë vjeçarë në Amerikë.

“Kishte rezultate më të mira tek foshnjat që ushqehen me gji për më shumë se 12 muaj dhe rezultatet vijnë në ulje në bazë të kohës që ushqeheshin me gji”, tha Lopez.

Ai thotë që gjithsesi rezultate ishin më të mira për të gjithë foshnjat që ushqehen me gji në krahasim me foshnjat që nuk ushqehen fare me gji.

Ndërsa studiuesit nuk shikuan arsyen e lidhjes, ata tregojnë për hulumtimet e mëparshme që kanë gjetur elementët kryesorë ushqyes në qumështin e gjirit që kontribuojnë në zhvillimin e shëndetit të trurit.

Në studimin e tyre studiuesit shpjeguan se hulumtimet e mëparshme mbi lëndët ushqyese në qumështin e gjirit dhe zhvillimin njohës pas lindjes janë përqendruar në rolin e acidit arakidonik (ARA) dhe acidit dokosaheksaenoik (DHA).

“DHA është një acid yndyror omega-3 me zinxhir të gjatë që prodhohet nga nëna dhe transferohet tek fetusi gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë. Pas lindjes, qumështi i gjirit është burimi kryesor i DHA për foshnjat. DHA përfshihet drejtpërdrejt në mielinizimin e lobeve frontale të trurit gjatë gjithë fëmijërisë dhe adoleshencës”, tha Lopez.

Hayley Martin, bashkëautor i studimit tha se gjetjet në këtë studim janë të rëndësishme pasi tregon rëndësinë e gjidhënies dhe duhet të merren parasysh nga familjet e reja kur të marin vendimin para dhe menjëherë pas lindjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë