Ne rrjet

Ursula Von der Leyen zyrtarisht presidente e Komisionit Europian

Ursula Von der Leyen është zgjedhur zyrtarisht Presidente e Komisionit Europian me 383 vota pro. Ajo do të jetë gruaja e parë që do të drejtojë institucionin kryesor evropian, i cili do të ketë në dorë fatin e Ballkanit Perëndimor për 5 vitet e ardhshme.

Për të marrë këtë detyrë ministres gjermane të Mbrojtjes i duheshin 374 vota por ajo i ka kaluar pritshmëritë, duke ka marrë vota edhe nga socialistët evropian.

Përpara votimit, Ursula Von der Leyen u shpreh para eurodeputetëve se për të ishte e rëndësishme vetëm forcimi i Evropës dhe ai që do të dobësojë unionin do të gjejë tek ajo një armike të fortë.

"Puna ime fillon tani. Le të punojmë së bashku në mënyrë konstruktive" ishte një pjesë e fjalës së mbajtur nga Von der Leyen para Komisionit Europian.

Ajo do të përballet me një sfida të jashtëzakonshme si pasojat e krizës së euros, ringjalljen e perspektivës së zgjerimit, pamundësia e shteteve anëtare t ë BE-së për të rënë dakord mbi politikën e refugjatëve dhe rritjen e nacionalistëve dhe populistëve në Evropë. 

Ministrja gjermane e mbrojtjes, Ursula von der Leyen, doli papritur si një emër kompromisi për presidenten e ardhshme të Komisionit Europian, pas këmbënguljes së Partive Popullore Europiane për të vënë në krye të ekzekutivit të BE-së nngë zyrtare nga anët e tyre. Ajo është një nga njerëzit më të afërt të kancelares gjermane Angela Merkel dhe një nga figurat që gëzon mbështetje të madhe në mesin e vendeve anëtare. 

Ursula Von der Leyen

Ajo është një mbështetëse e fortë e lidhjeve të forta euro-atlantike por edhe zgjerimit të mëtejshëm të BE-së, duke e konsideruar Ballkanin Perëndimor si pjesë të patjetërsueshme të familjes europiane.

Ashtu si nominimi i saj i papritur për postin më të lartë të BE-së, emërimi i von der Leyen si ministre e mbrojtjes në vitin 2013, pas muajsh bisedimesh të tensionuara, erdhi gjithashtu si një surprizë për shumë njerëz.

Nëna e shtatë fëmijëve ka lindur në vitin 1958 në Bruksel, ku babai i saj, Ernst Albrecht, ka shërbyer si anëtari i parë gjerman i Komisionit Evropian, i cili në atë kohë sapo ishte krijuar.

Von der Leyen studioi ekonomi të Londër dhe mjekësi në Hanover para se t’i hynte karrierës politikë kur familja e saj u kthye në Saksoninë e Ulët. Si aleate e ngushtë e kancelares Angela Merkel, ajo ka qenë anëtare e partisë konservatore CDU që nga viti 1990.

Pasi shërbeu si ministre e Çështjeve Familjare që nga viti 2005, kritikët prisnin që ajo të tërhiqej dalëngadalë nga skena politike, ashtu si të gjitha ministret që kishin mbajtur ketë post para saj.

Për Von der Leyen, e cila flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe frënge, ky post ishe një trampolinë për një karrierë të shkëlqyer politike, duke e bërë Presidenten e ardhshme të KE-së femrën e dytë më të pushtetshme në Gjermani pas kancelares Merkel.

E hedhur poshtë si një peshë e lehtë, ajo mori përsipër ministrinë e mbrojtjes si gruaja e parë në këtë pozitë. Von der Leyen u konsiderua gjithashtu si një pasuese e mundshme e Merkelit, por nuk kishte aq pushtet brenda partisë së CDU për të marrë mbështetjen e
tyre.

Një “europiane e bindur” dhe një mbështetëse e vendosur e Ballkanit Perëndimor, ashtu si mentorja e saj politike (Merkel), Von der Leyen e gjen veten tanimë vete në mesin e figurave të shquara që kërkojnë që BE-ja të ketë një rol më të fortë në politikën e jashtme dhe për zgjerimin e unionit.

Në një vizitë në Shkup, vjeshtën e kaluar, Von der Leyen shprehu mbështetjen e të gjithë qeverisë Federale për vazhdimin dhe zhvillimin e perspektivës evropiane të vendeve të rajonit, duke shtuar se Europa dhe bota po përballen me sfida të mëdha, për të cilat zgjidhja e vërtetë është bashkëpunimi euroatlantik.

Ursula Von der Leyen

” Unë kam kërkuar gjithmonë një Europë të bashkuar dhe sot dua t’ju them se ne duam të vazhdojmë të ndërtojmë Evropën bashkë me ju “, tha ajo.

Presidentja e re e KE-së gjithashtu është e interesuar të ketë bashkëpunim më të ngushtë ushtarak brenda bllokut. Dy javë më parë, në prani të presidentit francez Emmanuel Macron, në prag të stërvitjes më të madhe ajrore në botë, së bashku me kolegët e saj nga Franca dhe Spanja, ajo nënshkroi një marrëveshje trepalëshe bashkëpunimi për të ndërtuar një avion luftarak të gjeneratës së ardhshme .

Sipas burimeve të qeverisë franceze, ishte Macron ai që e propozoi Von der Leyen për kryesimin e Komisionit Europian, pasi ai e kishte njohur atë gjatë ceremonisë së nënshkrimit, pavarësisht dallimeve midis Parisit dhe Berlinit mbi çështjet konceptuale për një të ardhme të përbashkët.

Një tjetër udhëheqëse e fuqishme përballë Trump

Ursula von der Leyen i ka quajtur diskutimet e Donald Trump mbi NATO-n "të papjekura", ka vënë shpesh herë në pikëpyetje afrimitetin e tij me Vladimir Putin dhe madje ka sugjeruar se presidenti është i pakëndshëm me udhëheqëset femra.

Tani ajo do të jetë homologia e tij kryesore në Bashkimin Europian. Edhe pse Von der Leyen ka shumë admirues në mesin e zyrtarëve amerikanë dhe europianë të sigurisë kombëtare, disa nga mbështetësit e saj shqetësohen se vendosja e saj në krye të presidencës së komisionit do të trondisë më tej marrëdhënien e dobët të SHBA-së nën Trump.

"Kjo punë do të ishte e vështirë për këdo, veçanërisht pasi Trump e ka quajtur BE-në armike "," tha Julie Smith, një ish-zyrtar e administratës së Obamës, e cila ndjek nga afër marrëdhëniet transatlantike SHBA-BE. "Por vendosja e një udhëheqëse të fortë gjermane në krye të komisionit do ta bëjë më të vështirë për BE-në që të forcojë lidhjet me administratën Trump".

Vendosja e Von Le Leyen në presidencën e Komisionit Evropian ishte një surprizë. Ajo nuk ishte një nga kandidatët kryesorë të paraqitur nga blloqet e mëdha politike, por doli si një zgjidhje konsensusi kur liderët evropianë u debatuan gjatë pas disa takimesh të pafrytshme.

Debatet më të mëdha të Trump me Merkelin shpesh ishin të përqendruara tek një temë që lidhej me Von der Leyen: shpenzimet ushtarake të mbrojtjes.

Kur Von der Leyen të vizitojë Uashingtonin, ajo duhet të duhet të bëjë me kujdes hapat e parë, duke pasur parasysh se shumë nga qëndrimet e saj mund të zemërojnë presidentin Trump.

Von der Leyen është një njeri i besuar i kancelares gjermane Angela Merkel, e cila ka pasur një marrëdhënie të tensionuar me Trump. Presidenti e ka kritikuar Merkelin për çdo vendim, duke filluar nga praktikat tregtare gjermane deri në pranimin e rreth 1 milion refugjatëve.

Von der Leyen ka sugjeruar se shqetësimi i Trump ndaj Merkelit mund të jetë sepse ai nuk është mësuar të merret me udhëheqëse të forta femra.

"Një grua si Angela Merkel, një udhëheqëse globale e respektuar me një eksperiencë të gjatë, ndoshta nuk ka ekzistuar në pikëpamjet e tij deri më tani", tha Von der Leyen për “Spiegel”.

Trump ka kritikuar në mënyrë të përsëritur Gjermaninë për mos shpenzimin e të paktën 2 përqind të PBB-së së saj në mbrojtje, ashtu sic u takon vendeve të NATO-s.

Gjatë qëndrimit të saj në krye si Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, Berlini rriti shpenzimet e mbrojtjes, por thirrjet e Von der Leyen për më shumë shpenzime u kundërshtuan nga ligjvënësit gjermanë.

Von der Leyen ka shumë mbështetës në të dyja anët e Atlantikut, disa prej të cilëve thonë se ajo ishte gjithmonë e sinqertë për atë që mund të realizohej. Disa vunë në dukje se Von der Leyen ka jetuar në SHBA më parë dhe flet rrjedhshëm në gjuhën angleze, e cila e ka ndihmuarn në Uashingtonin.

"Ajo është pragmatike, ajo është realiste dhe është një negociatore e vështirë", tha Rachel Ellehuus, ndihmëse e ish-sekretarit James Mattis.

Pavarësisht nga marrëdhëniet e ashpra të Trump me shumë udhëheqës të Europës, presidenti pati marrëdhënie të mira me Jean-Claude Juncker. Ai e bindi kreun amerikan vitin e kaluar të tërhiqej nga lëvizjet që do të përshkallëzonin luftëb tregtare me Bashkimit Europian.

Por nga ana tjetër, Von der Leyen është një mbështetëse e fuqishme e projektit evropian, por kjo do të zemëronte Trumpin, i cili është skeptik i aleancave ndërkombëtare dhe shpesh thekson rëndësinë mbizotëruese të sovranitetit kombëtar.

Vitin e kaluar, Trump u përpoq t’i lidhte shpenzimet e mbrojtjes së anëtarëve të NATO-s me praktikat tregtare të BE-së. çështje që tradicionalisht janë të ndara. I pyetur për komentet e Trump, von der Leyen ishte diplomatikisht e hapur.

"Unë mendoj se ky është një diskutim i papjekur," i tha ajo Bloomberg. "Prandaj, unë mendoj se duhet ta kthejmë në një diskutim të pjekur, i cili anashkalon të dyja temat. Ata nuk janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën".

Von der Leyen ka bërë gjithashu thirrje për një ushtri europiane një koncept që Trump e urren, një koncept që ka zëmëruar jashtë mase presidentin amerikan.

"Ne duam të mbetemi transatlantik, por gjithashtu duam të bëhemi më evropian", ka thënë ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë