Ekspozite

‘Unë krijoj vepra për të reaguar ndaj racizmit tuaj të përjetshëm’

Në Itali, artisti që realizoi videon që u bë një manifest i lëvizjes ‘Black Lives Matter’. “Paragjykimi ka rrënjë. Obama nuk ka ndryshuar asgjë dhe as tragjedia e George Floyd-it”.

Nga Gazeta Si - Arthur Jafa, artisti që qëndron pas videos që u kthye në një manifest të lëvizjes “Black Lives Matter” dhe mori çmimin Luani i Artë në 2019-n, do të ketë një ekspozitë të tijën në shtetin fqinj, Itali.

Ekspozita, e cila përfshin një program të pasur live, ofron një mundësi unike për të eksploruar karrierën e një figure vendimtare në artin dhe kulturën bashkëkohore.

“Etnia nuk e zgjidh çështjen e identitetit dhe paragjykimi i reziston turpit” – është tema kryesore e ekspozitës.

Deri para disa muajsh, çështja e “Black Lives Matter” ishte një temë e përsëritur, tani për të flitet shumë më pak. A shkuam më tej apo e harruam?

Nuk kemi lëvizur, nuk kemi bërë asnjë hap përpara. Unë mendoj se është thjesht një cikël i ri për “Black Lives Matter”.

Ishte bukur të shihnim që u ndez një dritë, që kishte një hashtag për të qarkulluar, por do të ishte fëmijërore të mendosh se kaq mjafton.

Racizmi është pjesë e strukturës shoqërore, e ndërthurur me përditshmërinë, nuk e godet me një shpatull, duhet ta çmontosh.

Komuniteti me ngjyrë filloi të protestojë, siç kishte ndodhur në vitet 1960, dhe sot është një element thyerje, një shkas që është pasuar nga një normalizim.

Hashtagu e ka zbutur veten.

Do të jem cinik, por as nuk e di nëse fëmijët e mi do të arrijnë të jetojnë në një realitet tjetër.

Sa breza duhet të kalojnë për të kapërcyer racizmin?

Nuk e di, sepse nuk ka asgjë për të elaboruar apo kuptuar.

Jemi dëshmitarë të shpërthimeve të vazhdueshme të cilat nuk pasohen me progres, përkundrazi është një rikthim i vazhdueshëm në gjendjen e mëparshme, prandaj ndërgjegjësimi vazhdon të mos merret aspak si i mirëqenë.

Kur George Floyd u mbyt për vdekje nga një polic, degradimi u bë i dukshëm dhe më pas, si gjithmonë, u preferua të besohej se ishte një rast ekstrem.

Ama, fatkeqësisht njerëzit me ngjyrë vazhdojnë të vdesin të rrahur nga njerëzit me uniformë.

A ka një ‘para’ dhe ‘pas’ George Floyd?

Jo. Tragjedia ka goditur, nuk ka ndryshuar.

Ndodhi një fakt: një arrestim i dhunshëm, i përfunduar në mënyrën më të keqe.

Një njeri me ngjyrë i vrarë nga një njeri i ekzaltuar.

Çështja nuk është gjetja e fajtorit, duhet ndryshuar arsyetimi që e çoi atë polic të sillet kështu.

Për të ishte logjike, agjentët janë të stërvitur kështu, për të njohur kriminelin.

A janë policët ende sot të stërvitur kështu?

Po, historia e policisë e mëson këtë, që nga skllavëria e më pas.

Të paktën kjo është ideja që ka krijuar një me ngjyrë që është rritur në jug të Shteteve të Bashkuara si unë, por ju siguroj se arti nuk është aktivizëm, nuk është kundër, ai propozon.

“Dashuria është mesazhi, mesazhi është vdekje”, një video që u bë manifestim i protestës së “Black Lives Matter”, a nuk është aktivizim?

Ndërthuret me sociopolitikën, por jeton me diçka tjetër.

Pavarësisht nga ngjarjet aktuale.

Duket e krijuar për George Floyd, edhe pse ai është një nga të shumtët që kanë përfunduar ashtu, duket një zë kundër Trump dhe megjithatë ishte ende Obama në detyrë kur projekti filloi në 2016.

Përsëritshmëria e dhunës lidhet me sekuencat që tregojnë kulturën ‘me ngjyrë, nuk është një qark i shkurtër i lidhur me lajmet, është një sugjerim që ndez pasionin.

Secili pastaj e interpreton ashtu siç mendon.

A nuk ndihmoi presidenca Obama?

Ai nuk ka lëvizur asgjë.

A nuk la gjurmë?

Asnjë president sot nuk mund ta bëjë këtë. Posti varet nga shumë faktorë, shumë lobe, shumë ekuilibra pushteti.

Ata si Malcolm X, ndoshta, lënë gjurmë, presidentët jo.

“Të qenit zezak” shkon përtej të qenit me ngjyrë. Si do ta përkufizonit?

Më intereson natyra e kësaj kulture, etnia nuk i zgjidh fare çështjet e identitetit.

“Qenësia e zezë” dhe njerëzit me ngjyrë nuk janë e njëjta gjë.

Kush janë të bardhët? Kush janë afrikanët? Kur kishte skllevër kishte vetëm afrikanë, cili është momenti i saktë në të cilin një grua lindi një fëmijë me ngjyrë dhe jo afrikan?

Më intereson historia që shpjegon ndjenjat dhe gjithashtu identifikon racizmin.

Konteksti e bën të qartë problemin: unë jam kundër patriarkatit, jo kundër gjinisë mashkullore.

Është e njëjta gjë, e njëjta lente shtrembëruese.

A perceptohet “të qenit zezak” ndryshe në Europë nga SHBA-të?

Çështjet themelore janë identike.

Unë kam qenë shumë herë në Itali dhe, për atë pak që kam mundur ta përjetoj, kam ndjesinë se gjithmonë e përcakton një distancë atë që funksionon dhe sa më shumë të shkosh në jug, aq më shumë ankthi shtohet.

Nuk e di sa është i vetëdijshëm dhe sa kushtëzim kulturor, por është sikur ka pasur një nivel pastërtie nga e cila largohet apo afrohet, por pa e kuptuar asnjëherë se çfarë do të thotë, nga e ka origjinën, ku është pikëmbështetja.

Asgjë. Është thjesht një dallim i vazhdueshëm.

Një shembull...

Më rastisi të isha në Pontedera dhe të dëgjoja për Napolin sikur të ishte një botë ekzotike.

Dëgjoj biseda për gjeneratën e dytë, për një integrim kohët e fundit.

Vdekja e George Floyd është gjithashtu një ngjarje e kohëve të fundit, por sistemi që çoi në atë tmerr është aktivi.

Pra, nuk është çështje kohe, është paragjykim i rrënjosur.

Punimet e mia janë një reagim, një përgjigje ndaj kërkimit të faljes. /La Stampa/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë