Mjedis

Fekalet derdhen në det, a pushojmë dot të qetë? (fotogaleri)

Në një kohë që koronavirusin vazhdojmë ta kemi mes nesh, frika e infektimit në det është e pashmangshme te njerëzit.

Studimet kanë treguar se Covid-19 mund të infektojë edhe nëpërmjet feçeve dhe, përmes tyre, të kalojë në kanalizimet e ujërave të zeza.

Në këto foto të siguruara nga Gazeta “Si”, shohim këtë kanal të ujërave të zeza që derdhet në plazhin e Golemit, duke ndotur ujin. Në mënyrë të natyrshme, infeksioni dhe bakteriet që mund të rrjedhin nga ky kanal në vijën e parë të bregdetit sjellin rreziqe të shtuara për pushuesit në situatën e krijuar nga Covid-19 në Shqipëri.

Në këtë situatë na duhet shumë kujdes që të mund të pushojmë të qetë...


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë