Analize

Pushimet që mund të marrin në qafë Europën

Dilemat gjatë pushimeve verore mund të tingëllojnë si një problem i parëndësishëm, por për Europën këtë vit, është bërë tanimë një pikëpyetje ekzistenciale.

Sektori i turizmit në Europë punëson 22.6 milionë njerëz, ekuivalent me 11.2 për qind të punësimit të përgjithshëm në BE. Për Spanjën dhe Italinë, dy vendet më të goditura nga pandemia koronavirusi në BE, kontributi i turizmit në ekonomi është edhe më i lartë, përkatësisht 14 për qind dhe 13 për qind.

Bllokimet dhe ndalimet që kanë ngrirë udhëtimet e brendshme në Europë, si dhe lëvizjen brenda BE-së, po dëmtojnë sektorin e turizmit. Komisioni Europian vlerëson se pandemia do të përgjysmojë të ardhurat e hoteleve dhe restoranteve; agjencitë e udhëtimit do të humbasin deri në 70 për qind të fitimeve të tyre, ndërsa firmat e lundrimit dhe linjat ajrore do të humbasin deri në 90 përqind.

Problemi kryesor është se askush nuk e di se kur do të hapen kufijtë. Rreziku i hapjes së plazheve për sezonin turistik të verës është se turistët papritmas mund të zmbrapsen nga infeksioni. Në fund të fundit, pushimet dimërore ndihmuan në përhapjen e sëmundjes.

Në Spanjë, Ministrja e Punës Yolanda Díaz tha se shumë agjenci janë duke nxitur lajme te rreme dhe se festivalet dhe aktivitetet kulturore nuk do të jenë në gjendje të rinisin deri në fund të vitit. Në Gjermani, Ministri i Jashtëm Heiko Maas ka paralajmëruar se nuk do të ishte  e "përgjegjshme" të kishim një "sezon normal pushimesh këtë verë".

Duke pasur parasysh këtë pasiguri të përhapur në lidhje me udhëtimet jashtë vendit, Plani B mund të jetë tejet praktik.

"Ne do të zhvillojmë turizmin vendas. Ka shumë vende te reja për të zbuluar. Dhe pse? Sepse disa zona janë më të infektuara se të tjerat. Duhet ta thuash ashtu siç është. Këto vende nuk do të rihapen me të njëjtën shpejtësi si të tjerët, "tha Thierry Breton, komisioner i BE për Tregun e Brendshëm.

Policia holandeze kryen kontrolle në kufirin Holandë-Gjermani, Gazeta Si, 2020
 

Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte tha se planet e tij të turizmit do të jenë t'u thojë italianëve "të shkojnë me pushime në Itali", njoftuan mediat lokale. Por për momentin, dhe madje edhe pas 4 majit kur Italia do të lehtësojë disa kufizime, italianët nuk lejohen as të kalojnë kufijtë rajonalë. Franca do të mbajë një qasje të ngjashme, duke kufizuar lëvizjen midis rajoneve.

Ndërsa pushimet në shtëpi kanë kuptim në vendet më të pasura me popullsi më të madhe, vendet më të vogla janë më pak të bindura. Greqia po mendon aplikimin e "pasaportave shëndetësore" që tregojnë se udhëtarët nuk janë të infektuar, për të pajtur një sezon më të shkurtër veror nga korriku e tutje. Portugalia ka gjithashtu shpresa për disa vizitorë ndërkombëtarë. Austria po merr një qasje dypalëshe: Do të lejojmë turistët, nëse vendet menaxhojnë mirë situatën", tha ministrja e Turizmit Elisabeth Köstinger.

Në një takim të hënën, ministrat e turizmit të BE theksuan nevojën për politika të përbashkëta për çështje të tilla paketat turistike dhe subvencionet për operatorët turistikë. Ata diskutuan gjithashtu mundësinë e "korridoreve turistike" midis vendeve anëtare, duke përfshirë mbikëqyrjen nga epidemiologët.

'Zgjidhje të zgjuara'

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen këshilloi fillimisht qytetarët të mos rezervojnë pushimet verore, por u tërhoq më pas, duke thënë se disa "zgjidhje të zgjuara" do t’u mundësonin europianëve pushimet verore, por nuk dha shumë detaje.

Komisioni premtoi "udhëzime më të hollësishme" për transportin dhe planifikimin e pushimeve.

Këto udhëzime, për të cilat nuk ka ende një datë, synojnë që kontrollet e brendshme kufitare të hiqen "në një mënyrë të koordinuar, pasi situata epidemiologjike e rajoneve kufitare të qetësohet sa duhet dhe rregullat e distancimit shoqëror të zbatohen gjerësisht dhe me përgjegjësi," tha një zyrtar i BE-së.

Kufizimet duhet së pari të hiqen midis zonave që kanë një shkallë të krahasueshme infektimi. Hapja e zonën së Shengenit, e përbërë nga 26 vende europiane, është tani për tani përparësia e KE-së. Zyrtarët pritet të flasin më pas për hiqjen e ndalimit aktual për udhëtime jashtë-BE-së.

Por edhe pasi të ndodhë kjo, është e pasigurt nëse turizmi do të rifillojë shpejt: "Duhet të ketë besim të plotë në të gjitha vendet që turizmi do të rikuperohet", tha Tom Jenkins, shefi ekzekutiv i Shoqatës Evropiane të Turizmit. Njerëzit duhet të ndjehen të sigurt para se të fillojnë të udhëtojnë në Evropë, "tha Jenkins. "Dhe për momentin ata nuk janë të sigurt nëse duhet të lënë shtëpinë”.

Tani për tani, ashtu si miratuan kufizime të njëanshme dhe kaotike për udhëtimin, vendet e BE-së po i heqin pa u konsultuar me njëra-tjetrën.

Verë me distancë sociale

Edhe nëse supozojmë se europianët do të lejohen të udhëtojnë brenda vendit të tyre ose përtej kufijve, pushimet verore nuk do të jenë si zakonisht. Nevoja për të ruajtur distancën sociale për të mos mbajtur mbajtur radhë nga frika e një vale të dytë të epidemisë do të thotë që restorantet, plazhet dhe sallat e koncerteve do të punojnë në një pjesë të vogël të kapacitetit të tyre.

Qyteti i detit belg Ostend po studion se si të lejojë hyrjen në plazh, ndoshta duke aplikuar qëndrime  me fasha orari. Në rajonin jugor të Puglia të Italisë, i cili në vitin 2019 mirëpriti 4.2 milion turistë, përfshirë 1.2 milion të huaj, një epidemiolog po këshillon pushtetin vendor se si t'i lejojë vendasit dhe turistët të shijojnë detin e kristaltë, pa e kthyer atë në një burim infeksioni. Eshte e komplikuar. Në Itali, shoqërizimi ka një rol kaq të fortë ", tha Pier Luigi Lopalco, profesor i higjenës në Universitetin e Pizës."Distanca sociale është masa më efikase për të ulur qarkullimin e virusit. Kjo do të thotë që padyshim që ne nuk do të jemi në gjendje të kemi plazhe të mbushura me njerëz si verën e kaluar," tha ai.

Në mënyrë të ngjashme, restorantet, kinematë dhe teatrot do të lejohen të operojnë me të njëjtin parim për të mbajtur një distancë të sigurt nga të tjerët.

Ai shpreson se njerëzit do të përdorin mundësinë për të vizituar zona që nuk janë shumë të rrahura nga turistët: "Ne kemi një paradoks të kemi plazhe shumë të mbushura me njerëz dhe më pas kemi zona rurale të bukura që mbesin të zbrazëta gjatë verës. Le të përpiqemi të rritim mundësitë, të shpërndajmë njerëz në të gjithë territorin”, tha ai.

Në të njëjtën kohë, për të shmangur importimin e rasteve të reja në një rajon i cili deri më tani ka arritur të përmbajë epideminë, turistët e ardhur duhet të testohen para se të udhëtojnë për në Puglia, "në interesin e tyre dhe në interes të njerëzve që do të vizitojnë". Tha Lopalco.

A do të kemi turizëm masiv?

Sipas Breton, turizmi do të jetë në qendër të planit të rimëkëmbjes së Europës. Ai u zotua të "mbajë Europën si destinacionin e parë në botë për turizmin, por gjithashtu të zhvillojë një standard të ri të artë për sa i përket turizmit të përgjegjshëm dhe të qëndrueshëm.

"Ekosistemi i turizmit ... i cili përfshin agjencitë e udhëtimit, por edhe restorantet, linjat ajrore dhe lundrimin duhet të jetë deri tani ai që duhet të përfitojë në numrin më të madh të paketave të ndihmës, sigurisht më shumë se 20 për qind", tha ai para Parlamentit Evropian.

Nga pothuajse 3 milion biznese të turizmit në Evropë, 90 për qind janë ndërmarrje të vogla, shpesh me një pjesë të tyre që mbështeten tek punëtorët sezonalë.

Shumë qeveri po shqyrtojnë hapjen e kufizuar të disa linjave ajrore, duke argumentuar se nuk ka turizëm pa transportin ajror.

"Do të ketë më pak rrugë që do të lidhin veriun me Evropën Jugore për pushuesit," tha Luca Patanè, presidenti kompanisë ajrore “Blue Panorama”. Ai mendon se rimëkëmbja duhet të fillojë nga linjat ajrore.

"Aeroplanët nuk mund të udhëtojnë me një të tretën e pasagjerëve, përndryshe biletat do të kushtonin tre ose katër herë më shumë se zakonisht," tha ai. "Kjo krizë është shumë dramatike. Ne duhet të mësojmë nga gabimet tona dhe të adresojmë sfidat mjedisore dhe shëndetësore të këtij shekulli të ri", tha Delli. "Ne nuk mund të kemi të njëjtin model turizmi; nuk është më e mundur tani."


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë