Futboll

Uefa publikon dënimin për Cristiano Ronaldo

Uefa ka bërë publik vendim për dënimin e Cristiano Ronaldo për veprimin e tij anti sportiv në ndeshjen Valencia-Juventus në Champions League, javën e shkuar. Qeveria europiane e futbollit ka vendosur vetëm një ndeshje pezullim për sulmuesin portugez. Me këtë dënim që ka marrë Ronaldo, do të thotë se ai do mund të jetë në fushë në përballjen e “Old Traford” me Manchester United e vlefshme për Ligën e Kampionëve.

Ronaldo doli me karton të kuq në përballjen Valencia-Juventus gjatë një dyluftimi me mbrojtësin kolumbian, Murillo. Në njoftimin e shpërndarë për mediet nga Uefa, shkruhet: “Është vendosur të pezullohet me një ndeshje lojtari i Juventus, Cristiano Ronaldo në Champions League në momentin kur ai do të jetë i gatshëm për të luajtur.”

Me këtë dënim Juventus nuk pritet t’a vuaj shumë mungesën e Ronaldo, pasi ai nuk do të zbresë në fushë vetëm në sfidën me zviceranët e Young Boys.

https://www.youtube.com/watch?v=cXswJslbKZ4
Momenti i ndëshkimit të Ronaldo në ndeshjen Valencia-Juventus

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë