“Video assistant referee” ose shkurt VAR do të përdoret sezonin e ardhshëm në Champions League, ky është vendimi që ka bërë më dije UEFA.
Qeveria europiane e futbollit ka njoftuar gjithashtu se VAR do të përdoret në Superkupën e vitit 2020, por edhe në sezonin pasardhës të Europa League dhe në ndeshjet e Nations League në vitin 2021. VAR këtë vit u përdor në kampionatin botëror “Rusi 2018”, nga ku pjesa më e madhe e vlerësimeve ishin pozitive.
Presidenti i Uefa që më herët ishte shprehur pesimist, në fund është dorëzuar dhe ka pranuar që të përdoret sistemi kompjuterik në fushën e futbollit. Aleksander Ceferin u shpreh se është vendosur që të përdoret në vitin e ardhshëm në mënyrë që të ketë kohë të mjaftueshme për të trajnuar stafet që do e përdorin.
Sistemi VAR gjithashtu ka filluar të përdoret në shumë kampionate të rëndësishme europiane. Serie A dhe Bundesliga ishin dy ligat e para të rëndësishme që aplikuan këtë sistem. Në Angli sistemi VAR ka filluar të aplikohet vetëm në Carabao Cup, ndërsa në Premier League ende nuk është hedhur hapi guximtar për të përdorur “Video assistant referee”.
Këtë sezon ka pasur akuza dhe polemika nga disa ekipe, lidhur me episodet e dyshmita, ku në shumë raste është kërkuar futja e sistemit VAR.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.