Keshilla

Udhëzuesi për personat e vetmuar, si të jenë të lumtur në periudhën e izolimit

Me miliona njerëz janë të izoluar për të mos përhapur apo marrë koronavirusin e ri. Ndërsa për shumë prej tyre mbyllja në shtëpi është shumë e vështirë, për personat introvertë (të vetmuar, që mbyllen në botën e tyre) është një ditë ose javë e zakonshme, pasi ata janë përgatitur për gjithë jetën e tyre.
Siç e ka përcaktuar psikiatri zviceran Carl Jung në 1921, personat introvertë janë më të lumtur kur janë vetëm dhe përgjithësisht shpejtojnë drejt aktiviteteve të cilat mund ti kryejnë edhe vetëm. Personat ekstrovert nga ana tjetër janë shumë të shoqërueshëm dhe dëshirojnë shumë të dalin me njerëz të ndryshëm dhe të krijojnë njohje të reja.
Por psikologët thonë se kultura jonë është e pirur të “prodhojë” persona ekstrovert (njerëz që komunikojnë me botën e jashtme), sepse edhe ata që duan të qëndrojnë më shumë kohë vetëm, detyrohen të rrinë të tjerë.
“Nëse jeni në universitet po kolegj, mund të mendoni “nuk dua të shoqërohem me të tjerët, nuk dua të shkoj në një festë, por shikoni se të gjithë do të shkojnë në këto vende dhe mendoni se duhet të shkoni edhe ju. Ky është një konflikt i vështirë,” shpjegon Vivian Zayas pedagoge psikologjie në universitetin Cornell.

Sipas psikologes, mund ta kuptoni me një fjali nëse jeni introvertë apo ekstrovertë.
“Edhe pse tani nuk jemi aspak në një situatë feste, personat introverte më në fund po bëjnë diçka që duan dhe po ndjekin edhe normat shoqërore gjithashtu. Në këtë periudhë duhet të pyesni një person introvert se si mund ta kaloni kohën në shtëpi,” shpjegon psikologia.
Ndër të tjera psikologia shpjegon se personat introvertë do ta kalojnë më lehtë psikologjikisht këtë situatë, kështu që merrni shembull duke ndjekur të njëjta hapa që personat intreovertë i ndjekin çdo ditë.
Shfrytëzojeni rastin. Nëse distancimi shoqëror tingëllon si ëndrra e një introverti, shumë persona të tjerë po kërkojnë psikolog për të trajtuar shëndetin mendor.
Zayas thotë se njëjtë si një person introvert, ju keni gjithë kohën që ju duhet për të bërë gjerat që dëshironi në shtëpi, që nuk keni pasur mundësi t’i bëni më përpara sepse nuk ju dilte kohë.
Tashmë mund të lexoni librat që dëshironi. Të shkruani mendimet tuaja në një ditar dhe të gatuani me qetësi darkën që ju dëshironi. Ndërkohë mund të krijoni edhe kënde shumë të bukura për fotografi në shtëpinë tuaja.
“Aktivitetet që mund t’i kryeni vetëm, kanë përfitimet e tyre. Ne të gjithë kemi nevojë për kohë, për të reflektuar, të jemi vetëm dhe vendosim disa ide të qarta si duhet të ecim përpara,” shprehet psikologja.

Mund të vendosni synime që duhet t’i arrini pasi të kalojë koha e karantinimit. Sipas psikologëve, përdoreni këtë kohë për të kuptuar se çfarë do të bëni për t’u kujdesur për shëndetin tuaj mendor dhe mirëqenien.
Psikologja Amalia Londono Tobon, nga universiteti i Yale, thotë se një periudhë vetmie dhe izolimi duhet ta praktikoni disa herë edhe kur nuk është e nevojshme pasi është shumë e rëndësishme qetësia mendore. Por mos shkoni shumë larg. Aq sa i dobishëm, vetë izolimi mund të jetë edhe i dëmshëm. Personat introvertë dinë gjithashtu si të ruajnë edhe marrëdhëniet me njerëzit.
“Nëse kemi njërën anë mendoj se duhet të kujdesemi dhe anën tjetër. Është një lloj si të mendoni për mirëqenien e shëndetit fizik, por jo të atij mendor, kështu që kini kujdes të ruani balancën. Kushtojini rëndësi se si ndikon izolimi në mirëqenien ruaj dhe aftësinë tuaj për t’u kujdesur për veten,” shprehet Tobon.

Krijoni një plan në mendjen tuaj
Ku mund të qëndroni për shumë kohë vetëm, pra sado person introvert të jeni do të vijë një ditë kur kjo gjë do t’ju mërzitet. Zakonisht personat introvert kur duan të ndryshojnë rutinën e tyre, krijojnë një komunikim sado i shkurtër të jetë. Nëse gjatë izolimit ndjeheni keq, mund të komunikoni me të afërmit apo miqtë në telefon. Psikologet këshillojnë se nëse jetoni me familjen, dilni shpesh herë nga dhoma juaj për të biseduar apo për të krijuar një lojë me ta. Krijoni një ide në kokën tuaj që dita në izolim të mos jetë e mërzitshme.
Psikologet shprehen se distanca vullnetare nga njerëzit dhe vendet që ju doni, mund të jetë shumë e vështirë për t’u praktikuar, por mendoni nëse nuk do të kishit as mjetet e komunikimit. Tobon thekson se duke qëndruar në shtëpi ju mund të komunikoni me kë të doni edhe pse do t’ju pëlqente më shumë të ishin në një kafene duke lexuar gazetën e ditës. Personat introvert zakonisht zgjedhin mëngjesin dhe kafen në shtëpi, duke lexuar në ballkonin e tyre. Për ta kjo është diçka më e mirë dhe më e shëndetshme. Siç këshillon edhe Tobon, përpiquni të shihni anën e mirë të medaljes./CNN/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë