Lajme

Udhëtimi drejt Holandës, nga 25 shkurti hiqet vetëkarantinimi

Duke nisur nga 25 shkurti, të gjithë shqiptarët që udhëtojnë drejt Holandës pas qëndrimit në vende jashtë Bashkimit Europian, nuk janë të detyruar të vetëkarantinohen pas mbërritjes në zbatim të masave anti-Covid.

MEPJ thotë se për të udhëtuar nevojiten: certifikata e vaksinimit, si dhe testi negativ ndaj COVID-19 (PCR ose antigjen).

Sipas rregullit, testi negativ PCR duhet të jetë jo më i vjetër se 48 orë para udhëtimit, ndërsa testi negativ i antigjenit jo më i vjetër se 24 orë përpara nisjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë