Mendim

U nis si kauzë për vrasjen e të riut, por përfundoi në dhunë….

Demonstruesit i vunë flakën një peme të Krishtlindjes përpara zyrës së Kryeministrit gjatë një proteste në reagim ndaj vdekjes së Klodian Rasha, pasi ai u qëllua për vdekje gjatë rrethimit brenda ditës së vendit, në Tiranë, Shqipëri, 9 Dhjetor 2020. REUTERS / Florion Goga

Thirrjet për tubime e protesta fill  në mëngjesin e lajmit se një i riu ishte vrarë nga një efektiv policie në rrethana sa absurde aq edhe të pazbardhura dhe shpresë se qytetarët shqiptar nuk protestojnë, duke sharë e shfryrë nga muret e Facebook-ut.

E në  të vërtetë, ashtu siç e kishin vendosur orarin, sheshi mes Teatrit Kombëtar (tash jo ekzistues) dhe Ministrisë së Brendshme, qytetarët po afroheshin duke e shpërfillur pasditen me shi.

Nisur nga tubimi në Shkodër që i ngjante një përshpirtjeje për  Klodianin 25 –vjeçar, i vrarë sepse nuk i ndali patrullës së policisë pas orës policore, u krijua përshtypja se edhe në kryeqytet tubuesit e indinjuar e zemërthyer do të vijonin me atë ç’ka nisën të rinjtë shkodranë.

Qirinj dhe heshtje për shpirtin e të vdekurit, ndonëse sheshi i zgjedhur për tubim ta ndizte vetiu indinjatën, aq më tepër kur vetëm pak orë më parë, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj - ndryshe nga sa pritej se do të bënte një akt qytetarie duke dorëzuar detyrën- u mjaftua me një mesazh në rrjetet sociale se “E vërteta do të qe ngushëllimi i madh”.

Oficerët e policisë përplasen me demonstruesit gjatë një proteste në reagim ndaj vdekjes së Klodian Rasha, pasi ai u qëllua për vdekje gjatë shtetrrethimit brenda ditës së vendit, në Tiranë, Shqipëri, 9 dhjetor 2020. REUTERS / Florion Goga

Protestuesit ishin të përzierë, të moshave të ndryshme, por kur spikatnin lehtë të rinjtë që i qaseshin godinës me tymuese. Pastaj thirrjet mizogjine mbi “motrën e ministrit apo të punonjësve të policisë”. Indinjata është e drejtë, për aq kohë sa Klodiani mund të ishte kushdo nga ata të rinj dhe jo vetëm të rinj, aty.

Njerëzit mbajnë flamurin shqiptar ndërsa oficerët e policisë qëndrojnë roje përpara zyrës së Kryeministrit gjatë një proteste në reagim ndaj vdekjes së Klodian Rasha, në Tiranë, Shqipëri, 9 Dhjetor 2020. REUTERS / Florion Goga

Ashtu si në çdo mjegull muzgu, protestave i bashkohen gjithfarësh, ndoshta edhe individë që nuk ua kanë idenë se për çfarë protestohet. 

Disa të shtinin dyshim a mos edhe frikë, mbuluar nga maskat dhe kapuçat, që endeshin mes protestuesve kuturu, por thirrjet “Drejtësi për Klodianin”, e çonin tubimin në hulli dhe zgjonin kauzën për të cilën ishim mbledhur.

Shpejt u vu re se protesta nuk do të qe aq paqësore sa nisi.

Protestuesit mbanin maska, aq sa mundeshin edhe distancat. Thirrjet “Poshtë Diktatura”, ishin të trishtueshme  për një komb që prej 30 vitesh po lufton të bëhet pjesë e familjes europiane.

Protestuesit ndezin telefonat e tyre celularë gjatë një proteste në reagim ndaj vdekjes së Klodian Rashës, pasi ai u qëllua për vdekje gjatë ndalimit të orës brenda vendit, në Tiranë, Shqipëri, 9 Dhjetor 2020. REUTERS / Florion Goga

Siç ishte lajmëruar në rrjetet sociale,  protesta e vijoi marshimin ca metra më lart, pranë godinës së Kryeministrisë. Kishte më se një vit, prej protestave të opozitës që aty nuk ndodhte asgjë.

Të zemëruar , protestuesit – ku disa syresh u identifikuan si këngëtari Stresi , ndryshe i biri i Sali Lushajt, njeri i ish-kryeministrit Berisha - dogjën një pemë krishtlindjesh dhe goditën me sende forcat e rendit.  

Kryeministri Rama që në krye të herës do të deklaronte, kur hoqi kangjellat rrethuese të godinës se nuk do të ndodhte kurrë më diçka e ngjashme me protestat e 21 janarit, ku u vranë 4 qytetarë.

Njerëzit djegin flakëritë përpara zyrës së kryeministrit gjatë një proteste në reagim ndaj vdekjes së Klodian Rasha, në Tiranë, Shqipëri, 9 dhjetor 2020. REUTERS / Florion Goga

Shkurtin e kaluar disa tentuan të mësyjnë godinën, por pati vetëm përdorim të ujit për t’i larguar nga porta kryesore dhe gardhi i policëve, kishte shumë gra e vajza. Nuk kaloi shumë dhe komuniteti ndërkombëtar i dënoi protestat e opozitës, si të dhunshme, duke theksuar rrugën e dialogut.

Në rastin e një proteste qytetare, ku nuk e kanë të ndaluar të përfshihen edhe eksponentë të politikës apo të nxitur nga kjo e fundit për qëllimet e saj, kauza nuk mund të rrëmbehet.

Por do të gënjenin veten ata që iu bashkuan apo e kundërshtuan se nuk do të ishte politike. Njeriu është qënie politike e gjithçka që ndodh në një vend që rregullohet nga një sistem i caktuar ekonomiko-politik, çdo pakënaqësi e shprehur ka thelb politik. Mënyrat e shprehjes pastaj, janë gjë tjetër.

Demonstruesit mbulojnë fytyrat e tyre gjatë një proteste në reagim ndaj vdekjes së Klodian Rasha, pasi ai u qëllua për vdekje gjatë shtetrrethimit brenda ditës së vendit, në Tiranë, Shqipëri, 9 Dhjetor 2020. REUTERS / Florion Goga

Zemërata u shpreh përmes zjarreve që iu vunë pemëve të Krishtlindjes si në Bulevard, ashtu edhe në Sheshin “Skënderbej” dhe hedhjes së çfarë do sendi drejt godinës së Kryeministrisë., Ministrisë së Brendshme e Bashkisë. Policia iu përgjigj me gaz lotsjellës në përplasjen e fundit.

E kotë të mos e thuash se shumë protestues, me tjetër vizion në mendje, e kishin imagjinuar ndryshe protestën. Pa përfshirje flakësh e gazi apo pa keqtrajtim të forcave policore. Sipas zëdhënëses së forcave të rendit nëntë policë ishin paraqitur në spitale për plagë të ndryshme, po aq pati edhe protestues të plagosur.

Kërkesa kryesore e protestuesve ishte dorëheqja e zotit Lleshaj, ministri që me krenari sapo mori detyrën e stampoi në mënyrë figurative portretin e tij tek çdo polic. “A është kjo policia që duam?!”,do të pyesnin protestuesit, duke rimarrë edhe një frazë nga protestat në Amerikë “Kujt t’i telefonoj, nëse polici më dhunon?”.

Oficerët e policisë vrapojnë gjatë një proteste në reagim ndaj vdekjes së Klodian Rasha, pasi ai u qëllua për vdekje gjatë shtetrrethimit brenda ditës së vendit, në Tiranë, Shqipëri, 9 dhjetor 2020. REUTERS / Florion Goga

Një zjarrfikës përpiqet të shuajë një zjarr përpara zyrës së Kryeministrit gjatë një proteste në reagim ndaj vdekjes së Klodian Rasha, pasi ai u qëllua për vdekje gjatë shtetrrethimit brenda ditës së vendit, në Tiranë, Shqipëri, 9 Dhjetor 2020. REUTERS / Florion Goga

Ministri Lleshaj pret ekspertizën dhe zërin e drejtësisë, pa dhënë asnjë shenjë të ndonjë akti moral e politik, ndërsa jashtë zyrës së tij kërkohet dorëheqja.

Edhe pse nuk duhet të jetë kaq e vështirë të heqësh dorë në një vend demokratik, ndoshta politikisht Zoti Lleshaj mund t'a kryente atë për t’i bërë një shërbim të mirë qytetarëve, por dhe vetes e maxhorancës duke krijuar  një mundësi për të parandaluar ndodhjen e revoltës.

Oficerët e policisë mbrojnë veten me mburojat e tyre përpara zyrës së Kryeministrit gjatë një proteste në reagim ndaj vdekjes së Klodian Rashës, pasi ai u qëllua për vdekje gjatë shtetrrethimit brenda një dite të vendit, në Tiranë, Shqipëri, 9 Dhjetor 2020. REUTERS / Florion Goga

Askujt nuk i pëlqen qyteti i djegur, veçanërisht në këtë dhjetor të trishtueshëm, ku kremtimet e festave do të jenë vetëm brenda shtëpive.

Ajo e djeshmja u nis si një kauzë, si një protestë ndaj vrasjes së një të riu nga një efektiv policie, por që pati një përfundim tjetër. Me e trishtë është se në grupin e atyre që ushtruan dhunë ishin të rinj, madje edhe minorenë. Nuk munguan as thirrjet e “drejtuesit”, Stresit, se ai ishte Azem Hajdari i dytë, apo “Ku je Ilir Meta” që të drejtosh protestat...

Dhe Klodiani u harrua ashtu siç arkmorti i Azemit atë 14 shtator të trishtë të ‘98 –ës në Tiranë...


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë