Lajme

U lejua dalja e Dritan Dajtit nga qelia, shkarkohet drejtori i Policisë së Burgjeve

Shkarkohet nga detyra drejtori i Drejtorisë së Burgjeve dhe si dhe drejtori i burgut të Peqinit, pasi lejoi daljen nga qelia të Dritan Dajtit.

4 ditë më parë, Dritan Dajtit doli nga qelia për të shkuar te dentisti në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Mësohet se janë shkarkuar:

Emin Shpata, drejtor i burgut, është shkarkuar nga detyra për shkelje të rëndë.

Bardhyl Kaçorri, drejtor i Policisë së Burgjeve, për shkelje të rëndë.

Andi Andoni, mjek i IEVP Peqin.

Ferit Mici, shef i Forcave Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve

Ndërkohë kanë marrë vërejtje me paralajmërim mjekja e DPB znj. Ermira Qirinxhi dhe inspektori i IEVP Peqin, Mefat Shehu.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë